Pjesa më e madhe e Filipineve është në gatishmëri të lartë pasi një super tajfun filloi të godasë ishujt lindorë të vendit.
Parashikuesit thonë se tajfuni Noru po grumbullon erëra deri në 240 km/h pas një “intensifikimi eksploziv”, derisa godet ishujt Polillo dhe shkon në perëndim drejt ishullit kryesor të Luzonit.
Mund të shkaktojë rrëshqitje dheu, përmbytje të shpejtë dhe stuhi të rrezikshme duke përfshirë kryeqytetin Manila.
Njerëzve në zonat me rrezik të lartë u është thënë të evakuohen, shkruan BBC-ja të dielën.
Shpejtësia e stuhisë u rrit me 90 km/h në 24 orë. Parashikuesi i motit Robb Gile i tha agjencisë së lajmeve AFP se rritja e shpejtësisë së tij ishte “e paprecedentë”.
Shërbimi i motit të Filipineve ka lëshuar një sinjal të erës pesë për Luzon, niveli më i lartë i paralajmërimit që e shënon Norun si një super tajfun.
Shefi i policisë kombëtare Gjeneral Rodolfo Azurin u bëri thirrje njerëzve që të zbatojnë urdhrat e evakuimit.
Edhe
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
Në provincën Quezon, në lindje të Manilës, peshkatarët janë penguar të shkojnë në det dhe ka pasur raportime për disa zona që kanë mbetur pa energji elektrike.
Fluturimet dhe shërbimet e trageteve janë anuluar.
Mijëra vullnetarë po monitorojnë nivelet e lumenjve, urave dhe maleve për rrëshqitje të dheut që mund të pengojnë përpjekjet e shpëtimit, tha Dick Gordon, kryetar i Kryqit të Kuq të Filipineve.