Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar dhe të paktën një person ka humbur jetën, teksa përmbytjet janë rritur në Filipine, përpara se tajfuni Fung-wong të godasë bregun lindor.
Super-tajfuni pritet të sjellë erëra dhe shira të rrëmbyeshëm në pjesë të mëdha të kombit të arkipelagut, ku javën e kaluar më shumë se 220 njerëz vdiqën nga tajfuni Kalmaegi.
Një vdekje nga tajfuni Fung-wong u regjistrua të dielën. Juniel Tagarino, një shpëtimtar në qytetin Catbalogan, ka thënë se trupi i një gruaje 64-vjeçare që po përpiqej të evakuohej ishte nxjerrë nga rrënojat dhe pemët e rrëzuara.
Shkollat dhe zyrat qeveritare janë urdhëruar të mbyllen të hënën në të gjithë ishullin kryesor filipinas, Luzon, përfshirë kryeqytetin, Manila, ku janë anuluar gati 300 fluturime.
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
-
“Super tajfuni” godet Filipinet
-
8 viktima në Filipine e mbi një milion të evakuuar në Kinë nga tajfuni “Dolphin”
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Shkon në të paktën 32 numri i të vdekurve nga tërmeti në Filipine