Ka arritur në 28 numri i personave të vrarë nga një tajfun që ka përfshirë Filipinet ditë më parë, kanë thënë zyrtarët.
Tajfuni Fanfone, që ka zbarkuar në këtë vend të martën ka shkaktuar vërshime të mëdha dhe ka shkatërruar shtëpitë në disa provinca.
Sipas Këshillit Për Menaxhimin e Katastrofave Natyrore, 12 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Tajfuni ka rezultuar me evakuim të më shumë se 58,000 personave dhe ka bllokuar mijëra të tjerë që kanë qenë aty në kohë festash.
Tajfuni Fanfone që nga banorët lokalë njihet si tajfuni Ursula, ka përfshirë Filipinet më 25 dhjetor.
Erërat e tij kanë qenë 200 kilometra në orë.
Artikuj të ngjashëm
-
16 të vdekur nga tajfuni që ka goditur zonat turistike në Filipine
-
Tajfuni “Fung-wong” godet Filipinet, të paktën 2 të vdekur e 1.4 milion të zhvendosur
-
Mbi 1 milion të evakuuar në Filipine në pritje të tajfunit Fung-wong
-
Shkon në mbi 200 numri i të vdekurve nga tajfuni në Filipine
-
Shkon në 75 numri i të vdekurve si pasojë e tajfunit në Filipine