Një superjaht rus me vlerë 75 milionë dollarë do të hidhet në ankand pasi pronari i tij u sanksionua.
Superjahti “Axioma” u sekuestrua në Gjibraltar në mars, pasi banka amerikane JP Morgan pretendoi se pronari Dmitrievich Pumpyansky nuk pagoi një hua prej 20 milion dollarësh, raportoi BBC-ja të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnija 72.5 milionëshe do të dalë në ankand të martën dhe, për shkak se është e listuar vetëm për një ditë, pritet të shitet për më pak se vlera e parashikuar.
Superjahti mund të akomodojë për fjetje 12 persona, në gjashtë kabina.
Anija ka po ashtu një pishinë, xhakuzi, spa, kinema 3D, ski jet dhe pajisje zhytjeje, dhe ka hapësirë për 20 anëtarë të ekuipazhit.
Është varka e parë luksoze e kapur që shitet që kur u vendosën kufizime ndaj rusëve të fuqishëm, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt.
Ka pasur thirrje nga disa qeveri, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që të ardhurat nga asetet e sekuestruara të dërgohen për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Megjithatë, paratë nga shitja e “Axioma” pritet të shkojnë për JP Morgan, pas ankandit nga Gjykata e Admiralitetit të Gjibraltarit.
Edhe pse në pronësi të Pumpyansky, anija e cila fillimisht quhej Sheshi i Kuq, kur u ndërtua në vitin 2013, ishte në dispozicion për milionerët, për t'u marrë me qira deri në 549,000 euro në javë, plus shpenzimet.