Superjahti në lidhje me miliarderin rus, Alexey Mordashov, është ndalur në Hong-Kong gjatë kësaj jave teksa qeveritë perëndimore janë duke i sekuestruar të gjitha jahtet që kanë lidhje me biznesmenët e sanksionuar rusë.
Superjahti Nord që ka vlerën e 500 milionë dollarëve, ka arritur në Hong-Kong nga Vladivostoku i Rusisë. Mordashov është një prej njerëzve më të pasur në Rusi. Pasuria e tij vlerësohet të jetë mbi 18 miliardë dollarë.
Ai është aksionari i Severstalit, kompanisë më të madhe ruse për çelik dhe miniera. Ai ishte sanksionuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian pas pushtimit rus të Ukrainës.
Oligarkët rusë kanë nisur të lundrojnë drejt porteve të Turqisë që ka vazhduar marrëdhëniet e mira diplomatike me Rusinë edhe pas fillimit të luftës.
-
Afrika e Jugut refuzon ta sekuestrojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus
-
Superjahti rus kalon pa problem bllokadën në Ngushticën e Hormuzit
-
Superjahti i sekuestruar i oligarkut rus shitet në ankand
-
Superjahti i sekuestruar rus 75 milionë dollarësh do të vihet në ankand
-
Italia ka frikë se Sheherazadja e Putinit mund t’i ikë nga duart