Dy baza ushtarake të SHBA-së në Siri janë sulmuar, ka raportuar televizioni libanez, Al Mayadeen.
Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për sulmet.
Al Maydeen ka raportuar për sulm me raketë në bazën Conoco.
Ka pasur po ashtu sulm me dron në bazën Al-Tanf afër kufijve të Sirisë me Irakun dhe Jordaninë, ka shtuar.
Raportimet vijnë pasi një grup i njohur me ermin Tashkil al-Waritheen, mori përgjegjësinë për sulmet me dronë mbi një bazë në Irak ku gjendeshin trupa amerikane, të mërkurën.
Dronat u neutralizuan pa e arritur cakun.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja kryen sulme ajrore në Siri, godet bazat e militantëve pro-Iran
-
38 baza amerikane u sulmuan në Irak e Siri për mbi dy javë
-
Forcat amerikane në Irak goditen nga disa dronë
-
Sulmohet me dronë baza ushtarake në Irak ku qëndrojnë trupat amerikane
-
Baza ushtarake amerikane e patrullimit në Siri sulmohet me raketa