Bazat amerikane në Irak dhe Siri janë goditur 38 herë që nga 17 tetori, ka njoftuar Pentagoni, ka raportuar BBC-ja të martën.
Shumica e sulmeve ishin kryer nga raketa dhe dronë, që besohet se u kryen nga grupe të lidhura me Iranin, ka thënë zyrtari i sigurisë në SHBA, Brig Ben Pat Ryder.
Të paktën 45 persona janë lënduar nga sulmet, duke përfshirë 24 që kanë marrë lëndime më serioze.
Sipas Ryderit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë katër objektiva kryesore në Lindjen e Mesme.
“Këto janë: mbrojtja e forcave dhe e qytetarëve amerikanë në rajon, ofrimi i ndihmës për mbrojtjen e Izraelit kundër grupit të hamasit, ofrimi i ndihmës për Izraelin në lirimin e pengjeve të Hamasit dhe forcimi për të penguar krizën nga përshkallëzimi përtej Gazës”, ka thënë Pentagoni.
-
Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak
-
SHBA-ja nis sulmet ajrore në Lindjen Mesme
-
SHBA-ja miraton planin për të goditur caqet iraniane në Siri dhe Irak
-
SHBA-ja sulmon milici të përkrahura prej Iranit në Irak
-
Sulmohet baza amerikane në perëndim të Irakut, ka të plagosur