Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet baza amerikane në perëndim të Irakut, ka të plagosur

Baza ajrore Ain Al-Asad në Irakun perëndimor, e cila përdoret nga forcat amerikane dhe të koalicionit, është sulmuar me më shumë se 20 raketa, raporton "Al Hadat", duke shtuar se ka të plagosur.

Milicitë lokale shiite janë përgjegjëse për sulmin.

“Personeli amerikan pësoi lëndime të lehta dhe një anëtar i forcave izraelite të sigurisë u plagos rëndë”, ka thënë një zyrtar amerikan, transmeton Reuters.

Zyrtari ka thënë se, sipas të dhënave fillestare, baza është goditur nga raketa balistike, duke lënë mundësinë që të përfshihen edhe lloje të tjera armësh.

Sipas tij, hetimi është duke u zhvilluar.

Edhe Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak Botë Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak

Raketat u hodhën nga zona e afërt e Al-Baghdadit, në provincën perëndimore të Al-Anbar.

Milicitë shiite kanë paralajmëruar më parë SHBA-në se do të rrisin numrin e operacioneve ushtarake në Siri dhe Irak, pasi Uashingtoni “vazhdon të mbështesë ushtrinë izraelite që po vret civilë në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor”.