Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat amerikane sërish cak i sulmeve në Irak

Forcat amerikane kanë qenë cak i tri sulmeve në Irak të martën por nuk kanë pësuar dëme, kanë thënë burime të sigurisë të enjten, e që janë vlerësuar si sulmet më të mëdha ndaj forcave brenda një dite që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas.

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimit anti-terrorizëm të Irakut ishin cak nga një pajisje shpërthimi afër qytetit të Mosulit, duke dëmtuar një automjet por pa viktima.

Dronët po ashtu shënjestruan bazën al-Harir në Erbil dhe Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, të dyja baza ku qëndrojnë forca amerikane dhe ndërkombëtare, raportoi The Guardian.

Shërbimi kurd anti-terrorizëm i Irakut ka thënë se njëra prej bazave ishte evakuuar më 20 tetor.

Trupat e udhëhequra nga SHBA-ja janë sulmuar të paktën 40 herë në Irak dhe Siri që në fillim të tetorit për shkak të sulmit të Izraelit në Gaza si hakmarrje për sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

45 ushtarë amerikanë janë lënduar, patën thënë zyrtarët e SHBA-së.

Edhe Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak Botë Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak

Washingtoni fajëson për sulmet grupet e lidhura me Iranin dhe e bën përgjegjës Teheranin.

Grupit militare të mbështetura nga Irani në Irak kanë thënë publikisht se asetet amerikane do të vazhdojnë të jenë cak për sa kohë që SHBA-ja mbështet Izraelin në luftën në Gaza.