Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nis sulmet ajrore në Lindjen Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore mbi objektivat iraniane në Siri dhe Irak, kanë konfirmuar zyrtarët amerikanë të premten në mbrëmje, raportojnë Fox News dhe ABC News.

Sulmet vijnë më pak se një javë pasi tre ushtarë amerikanë u vranë nga një sulm me dron në bazën amerikane në Jordani.

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë nxiti reagime të shumta. Sulmi u krye nga grupi i mbështetur nga Irani, “Kata'ib Hezbollah”. Megjithatë, Irani e ka mohuar përfshirjen - pavarësisht akuzave nga SHBA-ja. Por droni me të cilin u sulmua baza amerikane ishte prodhuar nga Irani.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ditë më herët ka paralajmëruar se ka vendosur mënyrën se si do t’i përgjigjet sulmit ndaj bazës amerikane në Jordani të dielën.

Grupet militante kanë kryer më shumë se 170 sulme në bazat amerikane në rajon që nga 7 tetori. SHBA-ja ka thënë se e di kush janë dhe ku gjenden militantët.