Dy dronë janë lëshuar në drejtim të një baze ushtarake në Irak ku gjenden trupat amerikane, por janë shkatërruar, ka thënë një zyrtar i SHBA-së.
Të mërkurën disa orë më vonë, një trupë e mbështetur nga Irani në Irak ka njoftuar se ka nisur një tjetër sulm me dron në një bazë të dytë. Nuk është raportuar për të lënduar, raportoi AP.
Përpjekjet për sulme vijnë në kohën e ngritjes së tensioneve dhe frikës për konflikt më të gjerë rajonal nga lufta Hamas-Izrael.
Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, vëmendja është fokusuar mbi Hezbollahun, aleatin e fuqishëm të Hamasit përreth kufirit të Izraelit me Libanin. Grupi ka shkëmbyer sulme me Izraelin përgjatë kufirit në ditët e fundit.
Por, grupet e militantëve të mbështetur nga Irani në Irak kanë kërcënuar po ashtu se do të sulmojnë objekte amerikane për shkak të mbështetjes së Amerikës për Izraelin.