Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se ka “çmontuar” Shtabin Luftarak Iranian gjatë një vale të gjerë sulmesh ajrore, raportoi BBC-ja.
Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF-ja ka deklaruar se objektivi ishte një qendër komanduese ku, sipas saj, ndodheshin operativë të regjimit iranian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, sulmet kanë goditur disa qendra komanduese, përfshirë seli që i përkasin Gardë Revolucionare Islamike të Iranit, njësi të inteligjencës, qendra komanduese të forcës ajrore të Gardës, si dhe struktura të sigurisë së brendshme.
IDF-ja e përshkroi operacionin si “valë sulmesh në shkallë të gjerë”, duke theksuar se objektivat kanë karakter ushtarak dhe janë pjesë e infrastrukturës së forcave iraniane.
“Do të vazhdojmë të shënjestrojmë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit iranian kudo që ata veprojnë”, është thënë në deklaratën e ushtrisë izraelite.