Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se janë eliminuar 48 udhëheqës iranianë, Teherani zotohet për hakmarrje

Teheran

Foto: Associated Press

Kanë vazhduar për të dytën ditë radhazi sulmet nga Izraeli ndaj Iranit, teksa Irani është hakmarrë duke sulmuar bazat amerikane rreth Gjirit Arab si dhe kryeqytetin saudit Riad dhe qendrën globale të biznesit Dubai. Irani ka konfirmuar të dielën vrasjen e liderit të tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei dhe ka kërcënuar me hakmarrje, mirëpo presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar se nëse kjo ndodh, SHBA-ja do të përgjigjet me forcë të paparë.

Irani ka konfirmuar të dielën vdekjen e liderit të tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei, nga sulmet amerikano-izraelite, teksa ka kërcënuar me hakmarrje të rëndë.

Një nga prezantuesit e mediave shtetërore në Iran, lajmin për vrasjen e Khameneit e ka dhënë duke qarë në një transmetim të drejtpërdrejtë, teksa po lexonte deklaratën zyrtare të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin kundër përshkallëzimit të mëtejmë, duke deklaruar se nëse kjo ndodh, atëherë SHBA-ja do të përgjigjet me forcën që nuk është parë kurrë.

“Irani sapo tha se do të godasë shumë fort sot, më fort se asnjëherë më parë. Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë!”. 

Për “Fox News” të dielën Trump tha se 48 zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë liderin suprem Ayetollah Ali Khamenei, u vranë në sulmin e koordinuar mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit të shtunën. 

“Po shkon përpara me shpejtësi. Askush s’mund ta besojë suksesin që po kemi. 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë. Po shkon me shpejtësi”, tha ai.

Izraeli ka kryer të dielën një valë të re sulmesh “në zemër të Teheranit,” ndërsa Irani është hakmarrë gjatë ditës së dielës duke lëshuar raketa dhe dronë në Izrael dhe në instalimet ushtarake amerikane rreth Gjirit Arab, si dhe në kryeqytetin saudit Riad dhe qendrën globale të biznesit, Dubain, duke shkaktuar dhjetëra viktima gjithandej. 

Tre ushtarë amerikanë kanë vdekur deri më tani nga sulmet teksa pesë të tjera raportohet se kanë pësuar lëndime të rënda.

E ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të dielën se operacioni ushtarak kundër Iranit “do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. 

Katz e ka përshkruar  vdekjen e Khameneit si “eliminimin e persekutorit më të madh të popullit hebre të kësaj epoke”.

“Unë besoj se eliminimi i djeshëm i persekutorit më të madh të popullit hebre të kësaj epoke, Khamenei, është jashtëzakonisht domethënës. Ai ishte ai që udhëhoqi fushatën e shkatërrimit kundër Shtetit të Izraelit, ai ndërtoi të gjithë boshtin e së keqes rreth nesh dhe brenda vetë Iranit ai udhëhoqi një linjë të pakompromis kundër Shtetit të Izraelit”.

Këshilli tranzitor

Zyrtarët iranianë kanë formuar të dielën një këshill tranzitor për të udhëhequr vendin pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei, gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael. 

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se brenda një ose dy ditësh do të zgjidhet edhe pasardhësi i Khameneit. 

Duke folur për Al Jazeera, ai ka thënë se institucionet shtetërore në Iran po funksionojnë dhe se vendi “ka procedura kushtetuese në fuqi”, teksa ka shtuar se rruga e Khameneit do të vazhdojë.

Përveç Khameneit, një numër figurash të larta në Iran janë vrarë nga sulmet dyditore, mes tyre shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi, komandanti i Gardës Revolucionare, Gjeneral Mohammad Pakpour e po ashtu ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad.

Presidenti Donald Trump ka thënë në një intervistë të dielën se 48 udhëheqës iranianë janë vrarë gjatë sulmeve të vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

"Po ecën përpara me shpejtësi. Askush nuk mund ta besojë suksesin që po kemi, 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë”, ka thënë Trumpi për Fox News.

CNN-i ka raportuar të dielën se agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, e kishin vëzhguar Khamenein për muaj të tërë, duke monitoruar modelet e tij të përditshme dhe duke mbajtur nën vëzhgim udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë të vendit, duke pritur momentin e duhur.

Gjatë disa ditëve të fundit, dolën plane që Khameini dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të administratës të takoheshin të shtunën në mëngjes në vende të ndara në një kompleks në Teheran që është shtëpia e zyrave të ajatollahut, presidencës iraniane dhe aparatit të sigurisë kombëtare, duke e lënë udhëheqjen të prekshme ndaj një sulmi ushtarak.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e Khameneit, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ai e ka përshkruar vdekjen e Khameneit si një "vrasje cinike që shkeli të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare".

Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen në ditët në vijim.

“Forcat tona aktualisht po godasin zemrën e Teheranit me një intensitet në rritje, që do të vazhdon të rritet më tej në ditët në vijim”, ka thënë Netanyahu në një video të postuar nga kompleksi i ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv. 

Ai e ka pranuar se do të jenë “ditë të dhimbshme”, duke iu referuar goditjeve iraniane ndaj Izraelit në Tel Aviv dhe Bet Shemesh në 24 orët e fundit, ku kanë humbur jetën të paktën 10 persona. 
Ai po ashtu ka përgëzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me ushtrinë amerikane.

Trumpi: Liderët e rinj iranianë po duan të bisedojnë

E presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka rënë dakord. 

“Ata duan të flasin, dhe unë jam pajtuar të flas, kështu që do të flas me ta. Ata duhet ta kishin bërë më shpejt. Ata duhet të kishin bërë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë. Ata pritën shumë gjatë”, tha Trump.

Trump tha se disa nga iranianët e përfshirë në negociatat e mëhershme indirekte që u mbajtën, nuk janë më gjallë. 

“Shumica e atyre njerëzve janë zhdukur. Disa nga njerëzit me të cilin po merreshim janë zhdukur, sepse ishte goditje e madhe”, tha Trump.
Për “Fox News” të dielën Trump tha se 48 zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë liderin suprem Ayetollah Ali Khamenei, u vranë në sulmin e koordinuar mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit të shtunën. 
“Po shkon përpara me shpejtësi. Askush s’mund ta besojë suksesin që po kemi. 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë. Po shkon me shpejtësi”, tha ai. 

Po ashtu Trump tha për “CNBC” se operacionet ushtarake amerikane po ecin me ritëm të shpejtë.
E në një postim në “Truth Social” ka shkruar se trupat amerikane kanë shkatërruar nëntë anije të marinës iraniane dhe kanë shkatërruar pjesën më të madhe të selisë detare të Iranit.
“Sapo jam informuar se kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije iraniane, disa prej të cilave relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Ne jemi duke shkuar për pjesën tjetër. Së shpejti do të gjenden në fund të detit gjithashtu! Në një sulm tjetër, shkatërruam pjesën më të madhe të selisë së tyre detare”.

Të paktën 22 të vrarë në protestën pro-Iranit në Karachi

Të paktën 22 persona janë vrarë pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin pakistanez Karachi, pasi shpërthyen protesta pas vrasjes së Khameneit, ka bërë të ditur agjencia “AP”. Po ashtu janë plagosur 150 tjerë. 

Disa persona të tjerë janë plagosur kur forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë qindra protestues pro-iranianë që po përpiqeshin të hynin me forcë në Konsullatë herët të dielën në mëngjes.
Mjekja kujdestare Dr. Summaiya Syed, ka thënë për Al Jazeera se të paktën nëntë trupa u dërguan në spitalin civil të Karaçit.

Protesta të mëdha shpërthyen edhe në pjesë të tjera të Pakistanit. Protestuesit i vunë flakën një zyreje të Kombeve të Bashkuara në qytetin verior Skardu, në rajonin Gilgit-Baltistan, i njohur për majat e Himalajeve.

Në qytetin qendror Lahore, qindra protestues u mblodhën para konsullatës amerikane, por nuk pati raportime për dhunë. Një dëshmitar, Aqeel Raza, ka thwnw për Reuters se disa protestues tentuan të dëmtonin portën e sigurisë, por policia i ndaloi pa përdorur forcë.

Kaos në fluturime

Ndërprerjet e udhëtimeve drejt dhe nga Lindja e Mesme vazhduan edhe të dielën, pasi linjat ajrore anuluan fluturime përmes qendrave kryesore rajonale që janë bërë objekt i kundërpërgjigjeve iraniane për shkak të pranisë së bazave ushtarake amerikane.

Kompania ajrore e Gjirit, Etihad Airways ka njoftuar se operacionet e saj mbeten të prekura, me fluturime të pezulluara drejt dhe nga Abu Dhabi deri më 2 mars, për shkak të mbylljeve të hapësirës ajrore në rajon. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbatuar të shtunën një mbyllje të pjesshme të hapësirës ajrore.

Qatar Airways ka bërë të ditur se operacionet e saj mbeten përkohësisht të pezulluara për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Katar, duke shtuar se një përditësim i ri do të jepet të hënën.
Mes linjave të tjera që kanë anuluar fluturime janë Lufthansa, Air France, British Airways, Air India dhe Turkish Airlines.

Fluturimet drejt dhe nga Dubai, një destinacion i njohur turistik, aktualisht nuk po operojnë pasi aeroportet e Dubait pezulluan operacionet në aeroportet kryesore. Pamje të publikuara të shtunën treguan pasagjerë duke u larguar me nxitim nga korridore të mbushura me tym në Dubai International Airport (DXB), aeroporti më i ngarkuar në botë për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve, pas një sulmi të raportuar iranian.

Në tërësi, Irani, Iraku, Kuvajti, Izraeli, Bahreini dhe Katari kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore, ndërsa vende fqinje kanë vendosur kufizime. 

Mbyllja e hapësirës ajrore të Iranit është zgjatur të paktën deri më 3 mars, me mundësi shtyrjeje të mëtejshme, sipas një njoftimi të ri, ka raportuar FlightRadar24.
Sipas faqes së monitorimit FlightAware, deri në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale të dielën, 7,716 fluturime ishin vonuar dhe 2,280 ishin anuluar në nivel global.

Kush mund të jetë lider i ardhshëm suprem i Iranit dhe si zgjidhet ai

1 muaj më parë / 1 mar 2026 21:44
Ali Khamenei

Photo: Associated Press

Pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në një sulm amerikano-izraelit të shtunën, vëmendja është përqendruar te procesi kushtetues që do të përcaktojë pasardhësin e tij.

Zyra e tij njoftoi të dielën se gjatë periudhës kalimtare përgjegjësinë e përbashkët për detyrat e udhëheqësit suprem do ta marrin presidenti, kreu i gjyqësorit dhe një klerik nga Këshilli Kujdestar, derisa të zgjidhet udhëheqësi i ri, raporton "Dnevni Avaz". 

Këshilli i përkohshëm i udhëheqjes aktualisht përbëhet nga presidenti Masoud Pezeshkian, kryegjyqtari Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i dhe anëtari i Këshillit Kujdestar, Alireza Arafi. Derisa Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë të zgjedhë udhëheqësin e ri suprem, këshilli treanëtarësh përfaqëson autoritetin më të lartë në Iran.

Khamenei nuk ka emëruar publikisht një pasardhës. “Anadolu” ka përpiluar gjashtë figura që konsiderohen gjerësisht si kandidatët kryesorë në procesin e trashëgimisë.

Alireza Arafi

Arafi, i cili është njëkohësisht anëtar i Asamblesë së Ekspertëve dhe i Këshillit 12-anëtarësh të Kujdestarëve, gëzon ndikim të konsiderueshëm brenda strukturës së pushtetit iranian.
Përveç shërbimit në Këshillin e përkohshëm të udhëheqjes, ai drejton seminaret iraniane dhe është imam i namazit të xhumasë në Qom.

Gholam-Hossein Mohseni-Eje’i

Mohseni-Eje’i ka qenë më parë ministër i Inteligjencës së Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe që nga viti 1984 ka mbajtur disa poste të larta qeveritare. Aktualisht shërben në Këshillin e përkohshëm të udhëheqjes.

Si autoriteti më i lartë juridik i vendit, ai konsiderohet figurë kyçe në shtypjen e lëvizjeve protestuese në mbarë vendin gjatë periudhës 2025–2026.

Sadeq Larijani

Ish-kryegjyqtari Sadeq Larijani, aktualisht kryetar i Këshillit të Përshtatshmërisë, ka qenë këshilltar i afërt i Khameneit dhe prej kohësh konsiderohet si pasardhës i mundshëm.
I lindur në Najaf, ai është djali i ajatollahut të madh Hashem Larijani, të cilin thuhet se e dëboi shahu Mohammad Reza Pahlavi.

Më vonë familja u kthye në Iran, ku Sadeq arriti gradën e ajatollahut të madh.

Hassan Rouhani

I lindur si Hassan Fereydoun, Hassan Rouhani shërbeu si presidenti i shtatë i Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2021. Klerik dhe ekspert i sheriatit, Rouhani ka shërbyer më parë në Asamblenë e Ekspertëve, Këshillin e Përshtatshmërisë dhe Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.
Pas largimit nga detyra, ai nuk u emërua në ndonjë post të lartë dhe iu ndalua kandidimi në zgjedhjet për Asamblenë e Ekspertëve në vitin 2024.

Hossein Nouri Hamedani

Ajatollahu i madh Hossein Nouri Hamedani, 100 vjeç, konsiderohet një nga dijetarët fetarë më të shquar të Iranit dhe njihet për qëndrimet e tij të ashpra dhe ultrakonservatore.
Para revolucionit të vitit 1979, ai ishte kundërshtar i hapur i shahut dhe u arrestua disa herë nga policia sekrete SAVAK. Aktualisht jeton në Qom dhe është anëtar i Asamblesë së Ekspertëve.

Mojtaba Khamenei

Djali i dytë i Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, shërbeu gjatë Luftës Iran-Irak nga viti 1987 deri në vitin 1988.

Ai konsiderohet gjerësisht si më me ndikim nga fëmijët e Khameneit dhe lidhet me forcat Basij, të cilat u përdorën për shtypjen e protestave pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2009.

Megjithëse nuk mban një funksion zyrtar publik, Shtetet e Bashkuara e sanksionuan atë në vitin 2019 për përfaqësimin e udhëheqësit suprem në funksione zyrtare, ndonëse ai kurrë nuk është zgjedhur apo emëruar në ndonjë post shtetëror, përveç punës në zyrën e babait të tij.

Si do të zgjidhet udhëheqësi i ri

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ka pasur vetëm dy udhëheqës supremë: Ruhollah Khomeini dhe Ali Khamenei, i cili e pasoi atë në vitin 1989.

Neni 111 i Kushtetutës së Iranit përcakton se në rast vdekjeje, ekspertët duhet të ndërmarrin masa në kohën më të shkurtër të mundshme për emërimin e udhëheqësit të ri. Derisa të emërohet udhëheqësi i ri, një këshill i përbërë nga presidenti, kreu i gjyqësorit dhe një fakih nga Këshilli i Kujdestarëve, sipas vendimit të Këshillit të Emergjencave Kombëtare, merr përkohësisht të gjitha detyrat e udhëheqësit.
Neni 107 i Kushtetutës së Iranit përcakton se përcaktimi i udhëheqësit i takon ekspertëve të zgjedhur nga populli, duke ia lënë përgjegjësinë 88 anëtarëve të Asamblesë së Ekspertëve që të shqyrtojnë dhe emërojnë figurën më të lartë në vend.

Përveç zgjedhjes së udhëheqësit, ky organ është përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së tij dhe ka autoritet ta shkarkojë atë nëse nuk i përmbush detyrat e tij.
 

Britania rrëzon dronin iranian drejt Katarit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 21:13
Foto ilustrim: Forcat Ajrore Mbretërore

Foto ilustrim: Forcat Ajrore Mbretërore

Një aeroplan “Typhoon” i forcës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ka rrëzuar me sukses një dron iranian që po lëvizte drejt territorit të Katarit, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas deklaratës, aeroplani po kryente një patrullim ajror mbrojtës dhe përdori një raketë për të neutralizuar dronin, raportoi BBC-ja të dielën.

“Avioni ajror ‘Typhoon’ po kryente një patrullim ajror mbrojtës dhe përdori një raketë për të rrëzuar dronin, duke garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Katarit dhe interesat britanike në rajon”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet britanike nuk dhanë detaje shtesë mbi rastin, duke e përshkruar operacionin si masë parandaluese për të ruajtur stabilitetin rajonal.

Sulme ajrore izraelite godasin qendrat komanduese të Gardës Revolucionare të Iranit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 20:50
iran

Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se ka “çmontuar” Shtabin Luftarak Iranian gjatë një vale të gjerë sulmesh ajrore, raportoi BBC-ja.

Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF-ja ka deklaruar se objektivi ishte një qendër komanduese ku, sipas saj, ndodheshin operativë të regjimit iranian. 

Sipas njoftimit, sulmet kanë goditur disa qendra komanduese, përfshirë seli që i përkasin Gardë Revolucionare Islamike të Iranit, njësi të inteligjencës, qendra komanduese të forcës ajrore të Gardës, si dhe struktura të sigurisë së brendshme.

IDF-ja e përshkroi operacionin si “valë sulmesh në shkallë të gjerë”, duke theksuar se objektivat kanë karakter ushtarak dhe janë pjesë e infrastrukturës së forcave iraniane.

“Do të vazhdojmë të shënjestrojmë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit iranian kudo që ata veprojnë”, është thënë në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump urdhëroi bombardimin e tryezës së negociatave

1 muaj më parë / 1 mar 2026 19:02
Abbas Araghchi

Photo: Associated Press

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi në parim “bombardimin e tryezës së negociatave”. Izraeli e SHBA-ja të shtunën nisën operacionet ushtarake në Iran, gjatë të cilave u vra lideri suprem Ayetollah Ali Khamenei. 

Sulmet ndaj Iranit nisën vetëm një ditë pas raundit të fundit të bisedimeve indirekte mes Iranit dhe SHBA-së në Gjenevë. 

“Një marrëveshje ishte afër. Ne u larguam nga Gjeneva me mirëkuptimin se do të nënshkruanim një marrëveshje herën tjetër që do të takohemi. Ata që donin ta prishnin diplomacinë ia dolën mbanë në misionin e tyre”, ka shkruar Araghchi në platformën “X”. 

Ai tha se Trumpi, “përsëri, ishte ai që urdhëroi bombardimin e tryezës së negociatave”. 

Pas bisedimeve në Gjenevë të premten, delegacioni i Iranit ishte shprehur optimist, ndërsa Trump tha se “nuk ishte i kënaqur” me përparimin. 

Araghchi tha se derisa janë vrarë disa prej komanduesve kryesorë, ata u zëvendësuan “në më pak se 12 orë dhe ishim në gjendje të fillonim hakmarrjen”. 
 

Trump: SHBA-ja ka shkatërruar nëntë anije luftarake iraniane

1 muaj më parë / 1 mar 2026 18:43
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një postim në “Truth Social” ka shkruar se trupat amerikane kanë shkatërruar nëntë anije të marinës iraniane dhe kanë shkatërruar pjesën më të madhe të selisë detare të Iranit.

“Sapo jam informuar se kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije iraniane, disa prej të cilave relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Ne jemi duke shkuar për pjesën tjetër. Së shpejti do të gjenden në fund të detit gjithashtu! Në një sulm tjetër, shkatërruam pjesën më të madhe të selisë së tyre detare”.

Trump: Liderët e rinj iranianë duan të flasin

1 muaj më parë / 1 mar 2026 18:14
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të dhe se ai ka rënë dakord. 

“Ata duan të flasin, dhe unë jam pajtuar të flas, kështu që do të flas me ta. Ata duhet ta kishin bërë më shpejt. Ata duhet të kishin bërë atë që ishte shumë praktike dhe e lehtë. Ata pritën shumë gjatë”, tha Trump. 

Trump tha se disa nga iranianët e përfshirë në negociatat e mëhershme indirekte që u mbajtën, nuk janë më gjallë. 

“Shumica e atyre njerëzve janë zhdukur. Disa nga njerëzit me të cilin po merreshim janë zhdukur, sepse ishte goditje e madhe”, tha Trump. 

E për “Fox News” të dielën tha se 48 zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë liderin suprem Ayetollah Ali Khamenei, u vranë në sulmin e koordinuar mes Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit të shtunën. 

“Po shkon përpara me shpejtësi. Askush s’mund ta besojë suksesin që po kemi. 48 udhëheqës janë zhdukur menjëherë. Po shkon me shpejtësi”, tha ai. 

Po ashtu Trump tha për “CNBC” se operacionet ushtarake amerikane po ecin me ritëm të shpejtë. 
 

Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim

1 muaj më parë / 1 mar 2026 17:15
Benjamin Netanyahu

Photo: Associated Press

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen në ditët në vijim, transmeton “CNN”. 

Në një sulm të koordinuar të Izraelit dhe SHBA-së, u vra të shtunën lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarë tjerë të lartë iranianë. Irani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit e po ashtu goditi disa baza amerikane në Lindjen e Mesme. 

“Forcat tona aktualisht po godasin zemrën e Teheranit me një intensitet në rritje, që do të vazhdon të rritet më tej në ditët në vijim”, ka thënë Netanyahu në një video të postuar nga kompleksi i Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv. 

Ai e ka pranuar se do të jenë “ditë të dhimbshme”, duke iu referuar goditjeve iraniane ndaj Izraelit në Tel Aviv dhe Bet Shemesh në 24 orët e fundit, ku kanë humbur jetën të paktën 10 persona. 

Ai po ashtu ka përgëzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me ushtrinë amerikane. 

E presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një deklaratë për “CNBC” ka thënë se gkjërat “po zhvillohen në mënyrë shumë pozitive”.

Shefja e BE-së: Rrezik real për përshkallëzim të mëtutjeshëm

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:59
Ursula von der Leyen

Photo: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ka rrezik të vërtetë për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani dhe Izraeli kanë lansuar sulme të reja pas vrasjes së liderit suprem iranian Ayetollah Ali Khamenei. 

“Rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm është real. Për këtë arsye është i nevojshëm një tranzicion kredibil në Iran. Një që kthen stabilitetin dhe që hapë rrugën për një zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social “X”. 

Ajo ka treguar se ka biseduar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hama Al Thani dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. 
 

Emiratet e Bashkuara do të paguajnë hotelin për turistët e bllokuar në Abu Dhabi

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:49
Abu Dhabi

Departamenti i Kulturës dhe Turizmit i Abu Dhabit, një entitet qeveritar i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ka njoftuar se do të mbulojë kostot e qëndrimeve të zgjatura për turistët e bllokuar në hotelet e kryeqytetit.

Një letër nga DCT Abu Dhabi tregoi kërkesën drejtuar hoteleve për të zgjatur qëndrimin e mysafirëve që “kanë arritur datën e daljes (check-out), por nuk janë në gjendje të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.”

Kjo është konfirmuar edhe nga Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara përmes një postimi në Facebook. Sipas njoftimit, shpenzimet do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit, deri në datën kur mund të bëhet i mundur largimi.

“Ju informojmë se, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere  aty ku janë vendosur deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.  Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi”, thuhet në njoftim.

Tutje është kërkuar nga qytetarët që ndodhen atje që të “komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën”.

Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën pjesërisht hapësirën e tyre ajrore të shtunën, duke rezultuar në anulimin e shumicës së fluturimeve komerciale hyrëse dhe dalëse nga vendi, dhe duke lënë shumë udhëtarë të bllokuar.

Sulmi iranian me raketa vret disa persona në një strehimore afër Jerusalemit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:40
Raketa iraniane ne Izrael

Një raketë iraniane, që ka goditur në qytetin Beit Shemesh afër Jerusalemit, ka vrarë disa persona që ishin strehuar në një strehimore, ka njoftuar policia izraelite transmeton “CNN”.

Komandanti i policisë Avshalom Peled tha se strehimorja mori goditje direkte nga raketa pasditen e të dielës. Meir Barel, zëdhënës për shërbimin e emergjencës Zaka, tha se strehimorja u shemb si rezultat i goditjes.

Krrespodenti i CNN-it, Jeremy Diamond, tha se strehimorja përfundi një sinagoge në një zonë banimi. Mediumet izraelite kanë raportuar për të paktën nëntë të vdekur dhe rreth 50 të plagosur. Numri i viktimave është thënë se mund të rritet.

Forca e goditjes dëmtoi rëndë disa ndërtesa banimi.

SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u vra në mes të ditës lideri iranian?

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:37
Ayatollah Ali Khamenei

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei është vrarë të shtunën nga një operacion ushtarak i përbashkët mes SHBA-së dhe Izraelit.

Por, si u planifikua e organizua vrasja e tij?

SHBA dhe Izraeli e ndoqën Liderin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, për muaj të tërë dhe pritën për një mbledhje të udhëheqjes ushtarake e politike në një vend të vetëm, apo thënë shkurt, një takim masiv me 40 zyrtarë të sigurisë së Republikës Islamike në kompleksin e tij të fortifikuar në Teheran.

Avionët luftarakë izraelitë e sulmuan të shtunën dhe në mes të ditës duke e kthyer ndërtesën në rrënoja e duke vrarë klerikun despotik së bashku me dhjetëra zyrtarë dhe tre anëtarë të familjes së Khameneit.

CIA ishte familjarizuar me lëvizjet e liderit 86-vjeçar përpara se të siguronte inteligjencë të re për takimin fatal në qendër të Teheranit. Agjencia zhvilloi atë që zyrtarët e përshkruan si inteligjencë me “besueshmëri të lartë” që konfirmonte se vetë Khamenei do të ishte i pranishëm atë ditë.

Sulmi fillimisht ishte planifikuar për natën, por koha u rregullua për të shfrytëzuar takimin e së shtunës në mëngjes, thanë persona të njohur me operacionin për New York Times.

Agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane kishin monitoruar disa takime të nivelit të lartë të planifikuara për atë mëngjes, një përqendrim jashtëzakonisht i dendur i udhëheqjes politike dhe ushtarake të Iranit në një vend të vetëm.

Avionët u ngritën rreth orës 6:00 sipas kohës lokale dhe municionet precize me rreze të gjatë goditën rreth orës 9:40 në Teheran. Avionët izraelitë thuhet se hodhën rreth 30 bomba mbi kompleksin, duke e lënë atë “të djegur dhe të shkatërruar”.

Zyrtarët e lartë dhe Khamenei ndodheshin në dy ndërtesa të ndara të kompleksit që u shkatërruan nga sulmet. Kapacitetet e inteligjencës amerikane ishin përmirësuar pas luftës 12-ditore të vitit të kaluar, kur zyrtarët mësuan më shumë rreth mënyrës se si Khamenei lëvizte dhe komunikonte nën presion.

Pasi mësuan për mbledhjen kritike, zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe izraelitë e zhvendosën sulmin, të quajtur “Operation Epic Fury”, nga mbulimi i errësirës në sulme të befasishme në dritë të ditës që zhdukën Khamenein dhe rreth 40 zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Inteligjencës dhe Këshilltarin e Liderit Suprem për Çështjet e Sigurisë dhe Sekretarin e Këshillit të Mbrojtjes.

Dy nga udhëheqësit ushtarakë të vrarë ishin Kundëradmirali Shamkhani dhe Gjeneralmajori Pakpour.

Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, zyrtari ushtarak me gradën më të lartë në vend, ishte ndër udhëheqësit e regjimit që u vranë në sulmet ajrore amerikano-izraelite, tha televizioni shtetëror të dielën.

Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e Khameneit të shtunën, duke e quajtur atë “një nga njerëzit më të këqij në histori”.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe ata njerëz nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e dhunshme e etur për gjak,” shkroi Trump në Truth Social të shtunën.

Irani formon një këshill tranzitor për udhëheqjen e vendit pas vrasjes së Khameneit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:15
iran

Pamje nga Teherani

Photo: Associated Press

Zyrtarët iranianë kanë formuar një këshill tranzitor për të udhëhequr vendin pas vrasjes së udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael. 

Një zyrtar i ka thënë CNN-it pas vdekjes së Khameneit se presidenti Donald Trump ka kaluar “një vijë shumë të rrezikshme të kuqe”. 

E ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar për Al Jazeera, se brenda një ose dy ditësh do të zgjidhet pasardhësi i Khameneit. 

Tre ushtarakë amerikanë janë vrarë në aksion deri mëngjesin e së dielës si pjesë e operacionit, dhe pesë të tjerë janë “të plagosur rëndë,” ka njoftuar US Central Command.

Ndërkohë, Izraeli ka kryer të dielën një valë të re sulmesh “në zemër të Teheranit,” ndërsa Irani po lëshon sulme të reja pas vrasjes së Khameneit. 

Irani ka sulmuar tashmë baza ushtarake amerikane, Izraelin dhe objektiva në të gjithë rajonin. Konflikti ka dëmtuar qendrat ajrore, ka tronditur zona me popullsi të dendur dhe ka ndërprerë dërgesat e naftës.

Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë

1 muaj më parë / 1 mar 2026 16:09
Iran

Foto: Ilustrim

Photo: Associated Press

Tre anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në aksion, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom). 

Ata janë viktimat e para që kur SHBA-ja ka filluar të sulmojë Iranin të shtunën.

Pesë të tjerë janë "plagosur rëndë", thotë ushtria amerikane. 

Emrat e tre ushtarëve të rënë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi familjet e tyre të jenë njoftuar, ka shtuar Centcom.

Teksa njoftonte operacionin amerikan kundër Iranit, presidenti Trump ka paralajmëruar se ishte e mundur që SHBA-ja të pësonte viktima.

Komanda Qendrore Amerikane po ashtu ka thënë se aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” nuk është goditur nga raketat iraniane. 

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha më parë se kishte goditur një aeroplanmbajtëse me raketa balistike. 

“Raketat e lëshuar as që iu afruan”, tha Centcom.

Po ashtu Centcom tha se ka fundosur një anije luftarake amerikane. 
 

Irani paralajmëron zgjedhjen e pasardhësit të Khameneit “brenda një ose dy ditësh”

1 muaj më parë / 1 mar 2026 15:59
Ayatollah Ali Khamenei

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se një udhëheqës i ri suprem mund të përzgjidhet brenda pak ditësh.

Duke folur për Al Jazeera, Araghchi ka thënë se institucionet shtetërore në Iran po funksionojnë dhe se vendi “ka procedura kushtetuese në fuqi.”

“Mund të shihni përzgjedhjen e një udhëheqësi suprem brenda një ose dy ditësh”, është shprehur ai.

Araghchi ka shtuar gjithashtu se Irani aktualisht nuk ka ndërmend të mbyllë Ngushticën e Hormuzit dhe as plane për të bërë këtë.

Sipas faqeve të monitorimit të trafikut detar, qarkullimi përmes Ngushticës ka rënë ndjeshëm që nga e shtuna, ndërsa kompani të mëdha transporti detar kanë pezulluar kalimin e anijeve të tyre. Të dielën janë raportuar tri sulme ndaj cisternave pranë Ngushticës, një prej të cilave çoi në evakuimin e ekuipazhit.

Araghchi ka thënë po ashtu se Irani po sulmon bazat ushtarake amerikane në rajon. 

“Është absolutisht e paprecedentë dhe një shkelje e madhe e së drejtës ndërkombëtare që një lider i një vendi tjetër të vritet nga forca të huaja”, ka thënë ai duke folur për vrasjen e Khameneit. 

Vritet ish-presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad

1 muaj më parë / 1 mar 2026 15:32
Ish-presidenti i Iranit

Mahmoud Ahmadinejad, ish-presidenti i Iranit, është vrarë në sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Teheranit, raportuan mediat shtetërore.

Shpërthime të reja u raportuan në Doha dhe Dubai, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit kërcënoi se do të nisë “operacionin e saj më intensiv ofensiv” pas vrasjes së Khameneit.

“Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi,” raportoi Tasnim, media gjysmëzyrtare iraniane, duke shtuar se disa anëtarë të familjes së Khameneit janë vrarë gjithashtu.

Sulmet erdhën pasi Trump tha se SHBA dhe Izraeli kishin nisur “operacione të mëdha luftarake” në Iran për të çmontuar programin e tij bërthamor dhe për të larguar udhëheqjen e tij.

Teherani vazhdoi me sulme hakmarrëse të dielën, me një cisternë nafte të goditur pranë brigjeve të Omanit dhe një person të vrarë në Abu Dhabi pasi një dron u interceptua mbi aeroportin e tij.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha se raketa dhe dronë iranianë kishin rënë “brenda disa qindra metrave” nga rreth 300 trupa britanike në një bazë në Bahrein, ndërsa dy raketa ishin lëshuar në drejtim të Qipros, ku janë të vendosur mijëra personel britanik.

Irani thotë se ka sulmuar anijen amerikane “USS Abraham Lincoln”

1 muaj më parë / 1 mar 2026 15:22
Abraham Lincoln

Korporata e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka thënë në një deklaratë të dielën se ka sulmuar aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln me katër raketa balistike, sipas mediave shtetërore iraniane.

USS Abraham Lincoln është aeroplanmbajtësja e pestë e klasit Nimitz në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Lincoln përfshin avionët më të fundit të fshehtë F-35, të aftë të shmangin radarët e armikut.

Grupi i sulmit ka gjithashtu tre shkatërrues të ngarkuar me raketa lundrimi Tomahawk për sulm tokësor dhe normalisht shoqërohet nga një nëndetëse me energji bërthamore, e cila lëshon të njëjtën armë.

Sipas imazheve satelitore të verifikuara nga BBC Verify, ajo u vu re më 15 shkurt në brigjet e Omanit.
SHBA-ja nuk ka komentuar ende pretendimin e Iranit. 

Rruga e Khameneit do të vazhdojë, thotë kryediplomati iranian

1 muaj më parë / 1 mar 2026 14:45
Abbas Araghchi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në deklaratën e tij për vdekjen e udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka dënuar edhe një herë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit gjatë bisedimeve diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit, mbi programin bërthamor të Iranit.

Sulmet e fundit ndodhën ndërsa Omani po ndërmjetësonte bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit, teksa rundi i fundit i negociatave është mbajtur në Gjenevë, më 26 shkurt. 

Ministri Araghchi, ka thënë gjithashtu në një deklaratë se rruga e Khameneit "do të vazhdojë".

Khamenei është raportuar i vdekur të shtunën nga Izraeli dhe SHBA-ja, ndërkaq të dielën është konfirmuar edhe nga Irani. 

Të paktën gjashtë të vrarë në sulm raketor në Izraelin qendror

1 muaj më parë / 1 mar 2026 13:56
izrael

Shërbimi i emergjencës “Magen David Adom” njoftoi se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm raketor që goditi zonat qendrore të Izraelit, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për viktima të tjera.

Sulmi ndodhi pasi Irani ka lansuar dhjetëra raketa drejt Izraelit, si pjesë e një valë goditjesh pas një sulmi befasues të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, në të cilin u prek edhe udhëheqësi iranian.

MDA raportoi se ekipet e emergjencës ishin dërguar në disa vendndodhje ku raketat goditën ndërtesa dhe zona banimi, ndërsa alarmet e sulmit ajror u aktivizuan në shumicën e rajoneve qendrore.

Raportimet e fundit tregojnë se goditja shkaktoi dëme të konsiderueshme në objektet e banimit dhe lëndoi dhjetëra civilë, ndërsa situata vazhdon të jetë serioze në zonat e prekura.

Kjo ka ndodhur në kulmin e përshkallëzimit të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit pas sulmeve të koordinuara të SHBA-së dhe Izraelit.

Arabia Saudite dënon sulmet e Iranit ndaj kryeqytetit të saj

1 muaj më parë / 1 mar 2026 13:40 Nga: Associated Press
arabia saudite

Arabia Saudite ka dënuar në termat më të ashpër sulmet e Iranit ndaj kryeqytetit të saj, Riadit, dhe rajonit lindor, duke thënë se ato janë zmbrapsur me sukses.

Ministria e Jashtme saudite tha në një deklaratë të dielën se sulmet ndodhën “pavarësisht se autoritetet iraniane ishin në dijeni që Mbretëria kishte theksuar se nuk do të lejonte përdorimin e hapësirës ajrore apo territorit të saj për të shënjestruar Iranin”.

Një diplomat saudit i tha agjencisë Associated Press se një mesazh i ishte dërguar udhëheqjes iraniane në përpjekje për të shmangur sulme të mundshme me raketa dhe dronë ndaj Arabisë Saudite.

I njëjti mesazh, sipas diplomatit, i ishte përcjellë edhe rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen. Diplomati foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të diskutonte çështjen publikisht.

Të paktën 9 të vrarë në protestën pro-Iranit pranë Konsullatës së SHBA-së në Karachi

1 muaj më parë / 1 mar 2026 13:18
iran

Të paktën nëntë persona janë vrarë pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin pakistanez Karachi, pasi shpërthyen protesta pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka bërë të ditur një zyrtar për Al Jazeera.

Disa persona të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë qindra protestues pro-iranianë që po përpiqeshin të hynin me forcë në konsullatë herët të dielën në mëngjes.

Mjekja kujdestare Dr. Summaiya Syed, tha për Al Jazeera se të paktën nëntë trupa u dërguan në spitalin civil të Karaçit.

Protesta të mëdha shpërthyen edhe në pjesë të tjera të Pakistanit. Protestuesit i vunë flakën një zyreje të Kombeve të Bashkuara në qytetin verior Skardu, në rajonin Gilgit-Baltistan, i njohur për majat e Himalajeve.

“Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para zyrës së OKB-së në Gilgit-Baltistan dhe e kanë djegur ndërtesën”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale, Shabbir Mir, për agjencinë Reuters, duke shtuar se nuk janë raportuar viktima.

Në qytetin qendror Lahore, qindra protestues u mblodhën para konsullatës amerikane, por nuk pati raportime për dhunë. Një dëshmitar, Aqeel Raza, tha për Reuters se disa protestues tentuan të dëmtonin portën e sigurisë, por policia i ndaloi pa përdorur forcë.

Një tjetër demonstratë pritet të mbahet pranë zonës diplomatike ku ndodhet Ambasada e SHBA-së në Islamabad, pasditen e së dielës./Al Jazeera

Goditet një cisternë nafte në brigjet e Omanit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 13:03
Oman

Një cisternë nafte është goditur në brigjet e Omanit, duke lënë të plagosur katër persona, raportojnë mediat shtetërore.

Qendra për Sigurinë Detare në Oman bëri të ditur se cisterna e quajtur “Skylight”, me flamur të Palaut, u sulmua rreth pesë milje nga porti i Khasabit, në veri të vendit.

Katër anëtarë të ekuipazhit u plagosën, por të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt, njoftoi Agjencia e Lajmeve e Omanit. Ekuipazhi përbëhej nga 15 shtetas indianë dhe pesë shtetas iranianë.

Ndërkohë, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se autoritetet po hetojnë aktivitete të dyshimta në veri të Omanit.

Agjencia shtetërore raportoi gjithashtu se porti tregtar i Duqmit u shënjestrua nga dy dronë. Një punëtor u plagos pasi një dron goditi një njësi banimi të lëvizshme, ndërsa mbetjet e dronit të dytë ranë pranë depozitave të karburantit, citohet një burim i sigurisë.

Kaos në Lindjen e Mesme teksa shumë linja ajrore mbyllin shërbimet

1 muaj më parë / 1 mar 2026 12:33
Fluturimet

Photo: Associated Press

Ndërprerjet e udhëtimeve drejt dhe nga Lindja e Mesme vazhduan edhe të dielën, pasi linjat ajrore anuluan fluturime përmes qendrave kryesore rajonale që janë bërë objekt i kundërpërgjigjeve iraniane për shkak të pranisë së bazave ushtarake amerikane.

Kompania ajrore e Gjirit Etihad Airways ka njoftuar se operacionet e saj mbeten të prekura, me fluturime të pezulluara drejt dhe nga Abu Dhabi deri më 2 mars, për shkak të mbylljeve të hapësirës ajrore në rajon. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zbatuar të shtunën një mbyllje të pjesshme të hapësirës ajrore.

Qatar Airëays ka bërë të ditur se operacionet e saj mbeten përkohësisht të pezulluara për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Katar, duke shtuar se një përditësim i ri do të jepet të hënën.

Mes linjave të tjera që kanë anuluar fluturime janë Lufthansa, Air France, British Airëays, Air India dhe Turkish Airlines.

Lufthansa ka njoftuar pezullimin e fluturimeve drejt Tel Aviv, Bejrut, Amman, Erbil dhe Teheran deri më 7 mars, duke përmendur situatën aktuale në Lindjen e Mesme.

Fluturimet drejt dhe nga Dubai, një destinacion i njohur turistik, aktualisht nuk po operojnë pasi aeroportet e Dubait pezulluan operacionet në aeroportet kryesore. Pamje të publikuara të shtunën treguan pasagjerë duke u larguar me nxitim nga korridore të mbushura me tym në Dubai International Airport (DXB), aeroporti më i ngarkuar në botë për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve, pas një sulmi të raportuar iranian.

Në tërësi, Irani, Iraku, Kuvajti, Izraeli, Bahreini dhe Katari kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore, ndërsa vende fqinje kanë vendosur kufizime. Të dhënat në kohë reale nga FlightRadar24 tregojnë se linjat ajrore janë detyruar të devijojnë ose anulojnë shërbime.

Mbyllja e hapësirës ajrore të Iranit është zgjatur të paktën deri më 3 mars, me mundësi shtyrjeje të mëtejshme, sipas një njoftimi të ri, ka raportuar FlightRadar24.

Sipas faqes së monitorimit FlightAware, deri në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale të dielën, 7,716 fluturime ishin vonuar dhe 2,280 ishin anuluar në nivel global. 

Teherani nën sulmet izraelite, Irani hakmerret pas vrasjes së liderit suprem

1 muaj më parë / 1 mar 2026 12:29
iran

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Iranit të dielën, teksa ushtria izraelite deklaroi se po godiste zemrën e qytetit. Më herët, Irani lëshoi raketa drejt një liste gjithnjë e më të gjerë objektivash në Izrael dhe në shtetet arabe të Gjirit, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Shpërthimi në Teheran. objektivi i të cilit nuk ishte menjëherë i qartë, ngriti një re të madhe tymi në qiell dhe tronditi tokën. Ai dukej se ishte përqendruar në lagje ku ndodhen selia qendrore e policisë së vendit dhe televizioni shtetëror iranian, si dhe Gjykata Revolucionare e Teheranit dhe një ndërtesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sulmet e përbashkëta të së shtunës nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit hapën një kapitull të ri befasues në ndërhyrjen amerikane, duke shtuar rrezikun e dhunës hakmarrëse dhe të një lufte më të gjerë. Ato përbëjnë një shfaqje të fortë të fuqisë ushtarake nga një president amerikan që erdhi në pushtet me platformën “America First” dhe premtoi të shmangte përfshirjen në “luftëra të pafundme”. Kjo është hera e dytë brenda tetë muajsh që administrata Trump përdor forcë ushtarake kundër Republikës Islamike.

Gjatë një lufte 12-ditore në qershor, goditjet izraelite dhe amerikane dobësuan ndjeshëm mbrojtjen ajrore të Iranit, udhëheqjen ushtarake dhe programin bërthamor. Por vrasja e Khameneit dhe thirrja e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar popullit iranian për të përmbysur qeverinë e tij e rrisin ndjeshëm tensionin, duke krijuar një vakum udhëheqjeje në Republikën Islamike dhe duke shtuar rrezikun e destabilitetit rajonal.

Kabineti i Iranit u zotua se ky “krim i madh nuk do të mbetet pa përgjigje”, ndërsa Garda Revolucionare paralajmëroi se do të godasë baza izraelite dhe amerikane.

“E keni kaluar vijën tonë të kuqe dhe duhet ta paguani çmimin”, tha kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, në një fjalim të transmetuar të dielën. “Do t’ju godasim aq rëndë, sa do të detyroheni vetë të kërkoni mëshirë.”

Trump paralajmëroi se çdo hakmarrje do të çonte vetëm në përshkallëzim të mëtejshëm.

“Më mirë të mos e bëjnë këtë”, reagoi Trump në një postim në rrjetet sociale. “Nëse e bëjnë, do t’i godasim me një fuqi që nuk është parë kurrë më parë!”

Në një shenjë se sulmi mund të përhapë paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin, qindra persona sulmuan të dielën Konsullatën e SHBA-së në qytetin portual Karachi të Pakistanit. Policia dhe forcat paraushtarake përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa të paktën gjashtë persona humbën jetën në përplasjet, sipas autoriteteve.

Putini i shpreh ngushëllime Iranit për “vrasjen cinike” të Khameneit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 12:01
Putin - Khamenei

Photo: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e udhëheqësit Suprem të Iranit Ali Khamenei, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ai e ka përshkruar vdekjen e Khameneit si një "vrasje cinike që shkeli të gjitha normat e moralit njerëzor dhe të drejtën ndërkombëtare".

Vrasjen e Khameneit e ka konfirmuar të dielën edhe Irani, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte shpallur të vdekur. 

Izraeli: 40 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë u vranë në sulmet e fundit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 11:38
Iran

Foto: Ilustrim

Photo: Associated Press

Ushtria izraelite ka thënë të dielën se sulmet e saj kanë vrarë 40 zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë, përfshirë shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Abdolrahim Mousavi. As Irani, as SHBA-ja nuk e kanë komentuar deklaratën.

Deklarata vjen pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, të shtunën se sulmi i përbashkët izraelito-amerikan kishte vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Ushtria izraelite po ashtu njoftoi se sulmet kishin vrarë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes iraniane gjatë takimeve, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Aziz Nasirzadeh dhe gjeneralin e Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour. Nuk ka pasur komente nga Irani apo SHBA-ja mbi këto raporte.

Paraardhësi i Mousavit, Mohammad Bagheri, u vra gjithashtu nga sulmet izraelite gjatë luftës së qershorit të vitit të kaluar.

Prezantuesi në Iran duke qarë konfirmon lajmin për vdekjen e Khameneit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 11:22
iran

Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar në të njëjtën kohë lajmin për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Një nga prezantuesit, lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë duke qarë në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Gjatë kësaj kohe ai po e lexonte deklaratën zyrtare të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Udhëheqësi dhe Imami i myslimanëve, Madhëria e Tij Ajatollah Sejed Ali Huseini Khamenei, në rrugën e mbrojtjes së lartësimit të faltores së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu eliksirin e ëmbël e të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë së Lartë Qiellore”,  ka thënë ai sipas një përkthimi të agjencisë Reuters.

Protestuesit në Irak vajtojnë Khamenein e përleshen me policinë pranë ambasadës amerikane

1 muaj më parë / 1 mar 2026 10:56
Irak

Photo: Associated Press

Protestuesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit irakian të dielën në mëngjes për të denoncuar vrasjen e udhëheqësit Suprem Iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Gazetarët e Associated Press panë dhjetëra njerëz duke u përpjekur të kalonin një urë që të çonte në Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare irakiane dhe Ambasada e gjerë e SHBA-së.

Janë dëgjuar edhe shpërthime të forta dhe është parë gaz lotsjellës duke u hedhur drejt protestuesve, sipas pamjeve të AP.

Protestat u zhvilluan pasi Irani pranoi vdekjen e 86-vjeçarit Khamenei në sulmin ajror të përbashkët izraelito-amerikan të shtunën në zyrën e tij në Teheran, i cili ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Republikës Islamike dhe ka ngritur rrezikun e paqëndrueshmërisë rajonale.

“Ky është shansi më i madh për popullin iranian për të rimarrë vendin e tij”, ka shkruar presidenti amerikan, Donald Trump në Truth Social të shtunën.  

Kabineti i Iranit është zotuar se ky “krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje" dhe Garda Revolucionare paraushtarake ka kërcënuar të nisë "operacionin e saj më intensiv ofensiv" ndonjëherë, duke synuar bazat izraelite dhe amerikane.

Irani ka qëllur me raketa objektiva në Izrael dhe shtetet arabe të Gjirit të dielën, pasi u zotua për hakmarrje masive, duke bërë që presidenti Trump të kërcënojë Teheranin kundër përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Këto janë figurat e larta iraniane të vrarë nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 10:12
Teheran

Photo: Associated Press

Një numër figurash të larta në Iran dihet se janë vrarë në sulmet e së shtunës ndaj Iranit.

Ato përfshijnë: Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit, i cili u vra të shtunën në mëngjes në zyrën e tij.

Televizioni iranian ka raportuar se shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi, u vra në sulmet ajrore.

Teherani ka konfirmuar gjithashtu vdekjen e komandantit të Gardës Revolucionare, Gjeneral Mohammad Pakpour.

Media shtetërore ka raportuar gjithashtu se vajza, dhëndri dhe nipi i Khameneit janë vrarë po ashtu në sulm.

Një burim inteligjence dhe një burim ushtarak i kanë thënë CBS Neës se gjithsej rreth 40 zyrtarë iranianë janë vrarë në sulmet izraelite dhe amerikane që kanë nisur të shtunën. 

Izraeli godet me sulm masiv Teheranin

1 muaj më parë / 1 mar 2026 09:45
tehran

Një shpërthim i madh goditi kryeqytetin e Iranit, Teheran, të dielën, shkruan AP, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se po godiste objektiva në zonat qendrore të qytetit. Ngjarja ndodhi një ditë pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit që çuan në vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke hedhur në dyshim të ardhmen e Republikës Islamike dhe rritur rrezikun e destabilizimit rajonal.

Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia shtetërore IRNA njoftuan herët të dielën për vdekjen e 86-vjeçarit. Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte bërë lajmin publik disa orë më parë, duke thënë se kjo ofronte iranianëve “mundësinë më të madhe” për të “rimarrë vendin e tyre.”

Gjashtë protestues të vrarë në sulmin ndaj Konsullatës së SHBA-së në Karachi

1 muaj më parë / 1 mar 2026 09:15
iran

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ndaj Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin portual Karachi, raporton stafi lokal i emergjencës.

“Qindra persona u shfaqën papritur pranë konsullatës amerikane,” tha zëdhënësi i policisë së Karachit, Rehan Ali, duke shtuar se forcat e policisë arritën shpejt në vendngjarje.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se protesta ishte e nxitur nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit fqinj.

Ende nuk dihet me saktësi se si kanë humbur jetën gjashtë protestuesit, por pamjet tregojnë trupat e gjakosur të shtrirë mbi barela.

Lëvizja e personelit amerikan në Karachi ishte tashmë e kufizuar, me konsullatën që të shtunën kishte lëshuar një deklaratë duke iu referuar “tensioneve aktuale rajonale.”

Irani konfirmon vdekjen e Khameneit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 09:04
Khamenei

Photo: Associated Press

Mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar vdekjen e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në zyrën e tij gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, duke konfirmuar raportimet paraprake nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë.

Në nder të tij është shpallur një periudhë zie 40-ditore.

Konfirmimi i së dielës vjen pasi agjencitë iraniane Tasnim dhe Mehr kishin raportuar fillimisht se Khamenei mbetej “i vendosur dhe i fortë në komandim”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në platformën e tij Truth Social se 86-vjeçari Khamenei u vra në sulmet e përbashkëta që nisën të shtunën herët në mëngjes.

“Ai nuk mundi të shmangte sistemet tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të avancuar dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që mund të bënin ai ose liderët e tjerë të vrarë bashkë me të,” shkroi Trump. “Ky është mundësia më e madhe për popullin iranian të rimarrë vendin e tij,” shtoi ai. /Al Jazeera

Përplasja në OKB: SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, Guterres paralajmëron për përshkallëzim rajonal

1 muaj më parë / 1 mar 2026 08:52 Nga: Associated Press
Antonio Guterres

Në një mbledhje emergjente të Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajtur të shtunën, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u përplasën me Iranin, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe shumë vende të tjera bënë thirrje për ndaljen e sulmeve dhe rikthimin në negociata për të parandaluar përhapjen e konfliktit në rajon dhe më gjerë.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se çdo gjë duhet bërë për të parandaluar përshkallëzimin.

Guterres theksoi se sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit shkelin të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Kartën e OKB-së. Ai gjithashtu dënoi sulmet hakmarrëse të Iranit për shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bahreinit, Irakut, Jordanisë, Kuvajtit, Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nga ana e tyre, ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, mbrojti veprimet ushtarake të SHBA-së si të ligjshme. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore,” tha ai. “Kjo nuk është një çështje politike, por e sigurisë globale. Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime të ligjshme.”

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, mbrojti sulmet ajrore si të nevojshme për të ndaluar një kërcënim ekzistencial.

“Ne po ndalojmë ekstremizmin para se të bëhet i pakontrollueshëm. Do të sigurohemi që asnjë regjim radikal i armatosur me armë bërthamore dhe raketa balistike të mos kërcënojë popullin tonë ose botën”, ka thënë ai.

Nga ana iraniane, ambasadori në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se sulmet ajrore kanë vrarë dhe plagosur qindra civilë iranianë, duke i cilësuar ato si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai kritikoi OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit për mosveprimin ndaj paralajmërimeve të Teheranit mbi “deklaratat ngacmuese të luftës” nga SHBA-ja në javët e fundit dhe bëri thirrje për veprim të menjëhershëm.

Ky debat nënvizon tensionet e larta ndërkombëtare dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Irani konfirmon vrasjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit

1 muaj më parë / 1 mar 2026 08:36 Nga: CNN
iran

Ministri i Mbrojtjes i Iranit dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura janë vrarë në sulmet e ndërmarra nga SHBA-ja dhe Izraeli të shtunën, kanë konfirmuar mediat shtetërore iraniane.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Tasnim, gjenerallejtënant Abdolrahim Mousavi, i cili drejtonte forcat e armatosura që prej vrasjes së paraardhësit të tij gjatë konfliktit 12-ditor në qershor të vitit të kaluar, ka humbur jetën në sulmet e së shtunës.

Po ashtu, është konfirmuar edhe vrasja e ministrit të Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, raportoi Tasnim.

Më herët, Irani kishte konfirmuar edhe vdekjen e dy figurave të tjera kyçe: gjeneralmajorit Mohammad Pakpour, i cili udhëhiqte Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), si dhe Ali Shamkhani, sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare.

Zyrtarët iranianë i kanë cilësuar sulmet si agresion të drejtpërdrejtë, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.