Përpjekjet e shpëtimit janë duke duke u zhvilluar të dielën për të krijuar qasje në kampe në shpatin lindor të malit Everest në Tibet, ku gati 1,000 njerëz janë bllokuar nga një stuhi dëbore që ka bllokuar rrugët, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.
Qindra fshatarë vendas dhe ekipe shpëtimi janë vendosur për të ndihmuar në heqjen e borës që bllokon qasjen në zonë, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 4,900 metrash, sipas një raporti në Jimu News.
Disa turistë tashmë kanë zbritur nga mali, thuhet më tej në raport.
Reshjet e borës kanë nisur të premten në mbrëmje dhe kanë vazhduar gjatë gjithë të shtunës, sipas njoftimeve në llogaritë zyrtare WeChat të kompanisë lokale të turizmit të qarkut Tingri, e cila ka thënë se shitja e biletave dhe hyrja në Zonën Panoramike të Everestit janë pezulluar nga e shtuna.
Pak përtej kufirit, në Nepal, 47 persona kanë mbetur të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e shpejta që nga e premtja.
-
Më shumë se 1000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
Mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal
-
Nepali paralajmëron rrezik nga përmbytje të reja
-
Mbi 350 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, më shumë se 900 të zhdukur
-
Mbi 1.000 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal e Tibet, shumica turistë