Studentët universitarë kanë organizuar greva ulur në mbështetje të protestave antiqeveritare në Iran, pavarësisht nga një goditje në rritje nga autoritetet.
Videot dhe fotografitë e postuara në internet treguan të rinj dhe të reja të mbledhur në korridore, oborre dhe rrugë në kampuset në Teheran dhe qytete të tjera, raportoi BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa mbanin pankarta që paralajmëronin se nuk do të kishte mësime derisa studentët e tjerë të arrestuar gjatë protestës të liroheshin.
Aktivistët thonë se 300 janë arrestuar që nga shpërthimi i trazirave gjashtë javë më parë.
Protestat u nxitën nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, e cila u akuzua nga policia e moralit se mbante hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".
Në një video u pa grupi i studentëve që ishin ulur me pankarta në duar dhe thoshin se ulja e tyre ishte simbolikë për “studentët e burgosur”.