Një numër i madh studentësh janë përleshur me forcat iraniane të sigurisë në një universitet prestigjioz të Teheranit gjatë mbrëmjes të së dielës, derisa protestat antiqeveritare po vazhdojnë tashmë e më shumë se dy javë, shkruan të hënën BBC-ja.
Studentët e Universitetit të Teknologjisë Sharif, janë bllokuar në parkingun e kampusit, ndërsa organet e rendit janë përpjekur t’i nxjerrin jashtë, madje nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.
Agjencia e lajmeve Mehr, ka raportuar se të përfshirë në këtë protestë brenda kampusit ishin rreth 200 studentë, të cilët po brohorisnin “grua, jetë, liri”.
Personeli i sigurisë ka hedhur gaz lotsjellës në mënyrë që studentët të iknin nga vendi, në të cilin po qëndronin.
Edhe
Forca të armatosura vërshojnë universitetet e Iranit për të shtypur protestat e studentëve
Breaking: #Iran security forces have laid siege to #Sharif university of Tehran. Many students and professors have been beaten up, some students are entrapped inside. The security forces are rounding up students. Shots can be heard in these videos… #MahsaAmini pic.twitter.com/gx9Bugu4ea
— Rana Rahimpour (@ranarahimpour) October 2, 2022
Protestat antiqeveritare nisën rreth tri javë më parë, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e ndaluar nga policia e moralit për mosmbajtje në mënyrë të rregullt të shamisë.
Amini ra në koma disa orë pasi oficerët në kryeqytet e akuzuan atë për shkelje të ligjit që u kërkon grave të mbulojnë flokët me shami. Ajo vdiq në spital tri ditë më vonë. Kjo nxiti protesta të mëdha të grave, të cilat në shenjë revoltë i dogjën shamitë.