Autoriteet amerikanë kanë arrestuar dy persona në New York, pasi pretendohet se operonin në një “stacion policor sekret” kinez në lagjen “Chinatown” në Manhattan, raporton BBC.
Liu Jianwang 61-vjeçar dhe Chen Jinping 59-vjeçar, të dy banues në New York, përballen me akuza se kanë vepruar si agjentë të Kinës dhe kanë penguar drejtësinë.
Ata pritet të paraqiten në gjykatë federale në Brooklyn të hënën.
Kina më herët ka mohuar se ka “stacione policore sekrete”, duke i quajtur ato si “qendra shërbimi” për shtetasit kinezë që gjenden në shtete tjera.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hënën ka thënë se Jianwang dhe Jinping dyshohet se kanë pnuar së bashku për të krijuar stacionin e parë policor kinez në SHBA, me urdhër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës.
Edhe
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim
Ky stacion u mbyll në vjeshtën e vitit të kaluar, pasi të përfshirët kuptuan se FBI-ja po hetonte.
Besohet se afro 100 stacione të tilla operojnë nëpër 53 shtete të botës, përfshirë edhe në Britani të Madhe e Holandë. Muajin e kaluar, Kanadaja njoftoi se po heton dy stacione të tilla në Montreal.