Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina akuzohet për krijimin e “stacioneve policore” në Holandë

Njësitë u krijuan me sa duket për ta trajtuar krimin transnacional dhe për të kryer detyra administrative, të tilla si rinovimi i patentës kineze të shoferit. Mirëpo, sipas Safeguard Defenders, në realitet ata kryejnë “operacione bindjeje”, që synojnë të detyrojnë ata që dyshohen se kanë folur kundër regjimit kinez të kthehen në shtëpi

Qeveria kineze është akuzuar për krijimin e të paktën dy “stacioneve policore” të padeklaruara në Holandë.

Mediat holandeze kanë gjetur prova se “stacionet e shërbimit jashtë shtetit”, të cilat premtojnë të ofrojnë shërbime diplomatike, po përdoren për t’ua mbyllur gojën disidentëve kinezë në Evropë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme holandeze ka thënë se ekzistenca e postave jozyrtare të policisë ishte e paligjshme. Ministria e Jashtme kineze ka hedhur poshtë akuzat holandeze. Hetimi u nxit nga raporti i titulluar “Egërsimi i policisë transnacionale të Kinës”, nga OJQ-ja Safeguard Defender me bazë në Spanjë.

Sipas organizatës, zyrat e sigurisë publike nga dy provinca kineze kishin krijuar 54 “qendra të shërbimit policor jashtë shtetit” në pesë kontinente dhe 21 vende. Shumica e tyre janë në Evropë, duke përfshirë nëntë në Spanjë dhe katër në Itali. Në Britani ai gjeti dy në Londër dhe një në Glasgow.

Njësitë u krijuan me sa duket për ta trajtuar krimin transnacional dhe për të kryer detyra administrative, të tilla si rinovimi i patentës kineze të shoferit. Mirëpo, sipas Safeguard Defenders, në realitet ata kryejnë “operacione bindjeje”, që synojnë të detyrojnë ata që dyshohen se kanë folur kundër regjimit kinez të kthehen në shtëpi.

Edhe Kina me stacionet sekrete në “zyrat e ndërlidhjes” në Perëndim Botë Kina me stacionet sekrete në “zyrat e ndërlidhjes” në Perëndim

Historia e disidentit

RTL News dhe platforma e gazetarisë investigative “Follow the Money” ndanë historinë e Wang Jingyut, disident kinez i cili tha se po ndiqej nga policia kineze në Holandë.

Duke folur në anglisht, Wang u ka thënë gazetarëve holandezë se ai mori një telefonatë në fillim të këtij viti nga dikush që pretendonte se ishte nga një stacion i tillë. Gjatë bisedës ai tha se i ishte kërkuar të kthehej në Kinë për t’i “zgjidhur problemet. Dhe për të menduar për prindërit”.

Mediat holandeze gjetën prova se “stacionet e shërbimit jashtë shtetit”, të cilat premtojnë të ofrojnë shërbime diplomatike, po përdoren për t’ua mbyllur gojën disidentëve kinezë në Evropë.

Që atëherë ai përshkroi një fushatë sistematike ngacmimi dhe frikësimi, për të cilën ai beson se është duke u orkestruar nga agjentë të qeverisë kineze.

Në përgjigje të zbulimeve, ambasada kineze i tha RTL News se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së stacioneve të tilla policore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme holandeze, Maxime Hovenkamp, tha për BBC-në: “Qeveria holandeze nuk u njoftua për këto operacione përmes kanaleve diplomatike me qeverinë kineze. Kjo është e paligjshme”.

Ajo tha se do të duhet të hetojë dhe të vendosë përgjigjen e duhur. “Është shumë shqetësuese që një shtetas kinez me sa duket i është nënshtruar frikësimit dhe ngacmimit këtu në Holandë. Policia po shqyrton opsionet për t’i ofruar mbrojtje”, shtoi ajo.

Puna e fshehtë

Edhe Stacionet policore sekrete të Kinës në Evropë Botë Stacionet policore sekrete të Kinës në Evropë

Shërbime të tilla si rinovimi i pasaportave ose kërkesat për viza zakonisht trajtohen nga një ambasadë ose konsullatë. Rregullat diplomatike zbatohen në këto vende, siç përcaktohet në Konventën e Vjenës, nënshkruese të së cilës janë Holanda dhe Kina.

Policing outposts si ato që Kina akuzohet se drejton mund të cenojë integritetin territorial të një vendi pritës duke anashkaluar juridiksionet kombëtare dhe mbrojtjen e ofruar nga ligji vendas.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha të mërkurën se ato që ishin përshkruar si stacione policie jashtë shtetit “janë në fakt stacione shërbimi për qytetarët kinezë jashtë vendit” dhe Kina respektoi plotësisht sovranitetin gjyqësor të vendeve të tjera.

Shumë kinezë nuk ishin në gjendje të ktheheshin në Kinë për shkak të koronavirusit, ai u tha gazetarëve: "Për t'i ndihmuar ata të kapërcejnë vështirësitë, qeveritë vendore përkatëse kanë hapur platforma shërbimi në internet. Shërbime të tilla kryesisht synojnë ekzaminimet fizike dhe ndryshimin e patentës së shoferit".

Safeguard Defenders tha se taktikat e policisë së Kinës ishin "problematike" pasi ato synonin të dyshuarit pa vendosur lidhje të forta me krimin ose duke iu përmbajtur procesit të duhur në vendet pritëse.

Kjo bëhet kryesisht duke shtrënguar ose kërcënuar anëtarët e familjes së të dyshuarve të arratisur, si një metodë për t’i “bindur” ata të kthehen në shtëpi, tha organizata.

Më 2 shtator në Kinë u miratua një ligj kombëtar kundër telekomit dhe mashtrimit në internet duke vendosur një kërkesë për juridiksion ekstraterritorial mbi të gjithë shtetasit kinezë në mbarë botën të dyshuar për këto lloje mashtrimesh.

Në teori legjislacioni i ri - së bashku me njësitë e policisë kineze në tokë të huaj - i lë disidentët pa pasur ku të fshihen.

Edhe Si e spiunon Kina Mbretërinë e Bashkuar Botë Si e spiunon Kina Mbretërinë e Bashkuar

Presioni është tani mbi qeverinë holandeze për të siguruar që kritikët e qeverisë kineze të cilëve u është dhënë azil mund të mbrohen dhe se në Holandë ligji holandez mbizotëron.

Fotolegjenda: Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme holandeze ka thënë se ekzistenca e postave jozyrtare të policisë kineze ishte e paligjshme. Ministria e Jashtme kineze ka hedhur poshtë akuzat holandeze.