Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Christopher Wray, është intervistuar nga senatorët në lidhje me kërcënimet e Kinës ndaj shtetit amerikan. Gjatë dy muajve të fundit është raportuar se Kina ka përdorur policinë e saj për të mbikëqyrur disidentët brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Partia Komuniste e Kinës kishte hapur stacione policore nëpër shtetet amerikane për të kontrolluar disidentët kinezë, kanë thënë senatorët gjatë intervistimit të drejtorit të FBI-së. Ata kanë vlerësuar se SHBA-ja nuk duhet të lejojë që rivalja e saj gjeopolitike të hapë stacione policore brenda territorit të saj. Drejtori i FBI-së ka thënë se byroja është në dijeni të ekzistencës së këtyre stacioneve policore të Kinës.
Sipas tij, regjimi kinez ka kërcënuar dhe shantazhuar disidentët kinezë që nuk pajtohen me regjimin e presidentit Xi Jinping. Wray ka thënë se qeveria kineze ka angazhuar hetues privatë në SHBA, për të punuar si agjentë që kanë mbikëqyrur disidentët kinezë. Në shumë raste, agjentët e Kinës kanë vendosur edhe pajisje përgjimi nëpër automjetet amerikane.
-
SHBA-ja pritet të propozojë ndalimin e softuerit kinez në vetura
-
Bidenit i kërkohet të ndalojë importin e makinave elektrike të Kinës
-
SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë
-
SHBA-ja thotë se është gatshme të ndërmarrë “veprime specifike” kundër Kinës
-
Bideni e quan presidentin kinez “diktator”