Departamenti amerikan i Tregtisë pritet të propozojë të hënën ndalimin e softuerit dhe harduerit kinez në automjetet që kalojnë në rrugët e Amerikës për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare, raportoi të dielën Reuters.
Administrata Biden ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me mbledhjen e të dhënave nga kompanitë kineze mbi shoferët dhe infrastrukturën amerikane, si dhe manipulimin e mundshëm të huaj të automjeteve përmes sistemit të navigimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRregullorja e propozuar ndalon importin dhe shitjen e automjeteve nga Kina me softuer ose harduer kyç të komunikimit ose të sistemit të drejtimit të automatizuar.
Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo tha në maj se rreziqet e softuerit apo harduerit kinez në automjetet e lidhura amerikane janë të rëndësishme.
Presidenti Joe Biden në shkurt të këtij viti ka urdhëruar një hetim nëse importet kineze të automjeteve paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare mbi teknologjinë e veturave - dhe nëse ai softuer dhe harduer duhet të ndalohet në të gjitha automjetet në rrugët e SHBA-së.