Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të parandalojnë përpjekjet e hakerave të një grupi të sponsorizuar nga shteti kinez që kishte shënjestruar infrastrukturën kryesore publike si rrjetin elektrik dhe tubacionet, ka thënë FBI-ja, shkruan BBC.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, u tha ligjvënësve se kishte përfunduar një fushatë për të mbyllur grupin “Volt Typhoon”.

Grupi hakoi qindra ruterë të vjetër zyrash për të hyrë në të dhënat mbi asetet e SHBA-së, pretendoi Wray.

Qeveria kineze ende nuk i është përgjigjur akuzave.

Megjithatë, ajo ka mohuar më parë akuzat për luftë kibernetike të sponsorizuar nga shteti kundër vendeve të tjera. Në të kaluarën, ajo ka akuzuar gjithashtu SHBA-në si “perandoria më e madhe e hakerëve në botë dhe hajduti kibernetik global”.

Edhe Kina akuzon SHBA-në për shkelje kibernetike Tech 9 muaj më parë Kina akuzon SHBA-në për shkelje kibernetike

Wray të mërkurën i tha një komiteti të Kongresit amerikan se Kina qëllimisht po krijonte bazat për të gjymtuar sistemet kyçe të infrastrukturës amerikane në rast të një konflikti armiqësor.

Përpjekjet e hakerimit të grupit “Volt Typhoon” u zbuluan për herë të parë majin e kaluar në SHBA, pasi Microsoft paralajmëroi se grupi kishte shënjestruar disa asete publike, përfshirë hakerimin në llogaritë e postës elektronike të qeverisë.