Kompania e telekomunikacionit T-Mobile është hakuar nga një operacion kibernetik kinez, i cili arriti të hyjë në kompani të shumta telekomunikacioni amerikane dhe ndërkombëtare, ka raportuar “Wall Street Journal”.
Hakerët e lidhur me një agjenci kineze të inteligjencës kanë hyrq në sistemet e T-Mobile si pjesë e një fushate mujore për të spiunuar komunikimet celulare të objektivave të inteligjencës me vlerë të lartë.
Nuk dihet se kur ka ndodhur sulmi.
“T-Mobile po monitoron nga afër këtë sulm në të gjithë industrinë”, tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters.
Pekini ka mohuar më parë pretendimet e qeverisë amerikane dhe të tjerëve se ka përdorur hakerë për të depërtuar në sisteme kompjuterike të huaja.
-
Kina akuzon SHBA-në për shkelje kibernetike
-
Alarmohet Trumpi, hakerët kinezë mund t’i kenë vjedhur të dhëna nga telefoni
-
SHBA-ja thotë se miliona llogari të amerikanëve u prekën nga sulmi kibernetik kinez
-
Rrjedhja e të dhënave nga firma kineze vë në pah objektivat e hakerëve të Kinës
-
SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë