Botë

Spanja hedh poshtë “deklaratën implicite” për pavarësi të Katalonjës

Qeveria e Spanjës ka kumtuar se nuk e pranon “deklaratën implicite” për pavarësi të Katalonjës të cilën sonte e paralajmëroi kryetari i Katalonjës Carles Puigdemont, transmeton Koha.net.

“Deklarata bazohet në referendumin i cili ka qenë kundërligjor e kundërkushtetues dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë bazë për asgjë”, ka thënë për AP zyrtari anonim i Qeverisë.

Puigdemont tha sonte se në bazë të rezultatit të referendumit ka mandatin për ta shpallur pavarësinë e Katalonjës porse shpalljen e ka shtyrë për disa javë në mënyrë që “të bëhen bisedime të arsyeshme me autoritetet qendrore”.