Shpallja e pavarësisë së Katalonjës është një veprim shumë serioz që kalon kufijtë e ligjit që Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.
“Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Parlamenti rajonal i Katalonisë”, theksoi Alfano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani nevojitet dialog për të kursyer popullsinë nga një përshkallëzim i tensioneve, në një vend evropian të bashkuar dhe të fortë siç është Spanja”, vazhdoi ai.
Parlamenti i Katalonjës miratoi sot një rezolutë, duke deklaruar se rajoni bëhet shtet i pavarur, duke marrë formën e një Republike. Në shpalljen e pavarësisë nuk ishte e pranishme opozita.
Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës.
Më parë edhe Gjermani e Britania e Madhe kanë deklaruar se nuk e njohin Katalonjën. Njësoj është deklaruar edhe BE-ja.