Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Separatistët paraqesin rezolutën për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

Barcelonë, 27 tetor – Partitë separatiste katalanase paraqitën sot në Parlamentin rajonal një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre, të kërcënuar nën tutelën e qeverisë qendrore, njoftoi një zëdhënës i koalicionit indipendentist në pushtet në Katalonjë.

“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolute në Parlamentin rajonal”, theksoi zëdhënësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rezoluta do t’i nënshtrohet në parim votimit gjatë një seance në parlamentin katalanas.