Mbajtja e maskave në spitale dhe qendra të kujdesit shëndetësor në Spanjë do të nisë nga dita e mërkurë, shkaku i rritjes së rasteve me sëmundje respiratorë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, raporton agjencia “AP”.
Koalicioni i ri qeverisës i të majtës ka vendosur këto masa, përkundër kundërshtimeve nga shumica e 17 rajoneve autonome të Spanjës.
“Ne po flasim për vendosjen e maskës kur futesh në qendra shëndetësore dhe të largohesh kur të dalësh”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Monica Garcia për “Cadena Ser”. “ Nuk mendoj se është ndonjë dramë. Është masë e thjeshtë”.
Spitalet e Spanjës kanë qenë nën presion të madh javët e fundit pas rritjes së rasteve me grip, COVID-19 dhe sëmundje tjera respiratorë.
Ministrja e Shëndetësisë vendosi masat pasi dështoi të arrinte marrëveshje me autoritetet rajonale shëndetësore. Shumica e tyre thanë se maskat duhet të përdoren, por jo të bëhen obligative.
-
Spanja shpall zgjedhje të parakohshme, Sanchez kërkon mandat të ri
-
Protestuesit në gjithë Spanjën kërkojnë masa për krizën e qirave të banesave
-
Spanja njofton masa të reja për strehimin pas protestave lidhur me dëbimin e një 87-vjeçareje
-
Spanja “i hakmerret” Italisë, vendos kontrolla kufitare
-
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve