Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si e pajtuan Orbanin për ndihmën 50 miliardëshe për Ukrianën Meloni e mikpritja franceze?

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të enjten arritën marrëveshjen për të ofruar 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën. Kjo pasi me këtë u pajtua edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

U desh një ofensivë prej disa muajsh nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe disa darka me francezët për ta bërë kryeministrin hungarez Viktor Orban të pranonte të mbështeste dërgimin e ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, shkruan Politico.

Meloni drejtoi bisedat me Orbanin falë marrëdhënies së tyre të gjatë, thanë dy diplomatë nga vende që nuk ndajnë pikëpamjet e saj politike ekstremiste të djathta.

Orbani më në fund doli për mëngjes me shefen e Komisionit Ursula von der Leyen, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Duke hyrë në takim të enjten, udhëheqësit theksuan se ndërsa marrëveshja pa Hungarinë ishte e mundur, kjo do të sinjalizonte mungesën e unitetit evropian për Rusinë.

Edhe BE-ja planifikon t’ia paguajë Ukrainës këtë pranverë ndihmën e bllokuar nga Hungaria Botë BE-ja planifikon t’ia paguajë Ukrainës këtë pranverë ndihmën e bllokuar nga Hungaria

Njerëz të afërt me zyrën e kryeministres italiane thanë se ajo filloi të ashtuquajturën “punën e saj diplomatike” muaj më parë, me bisedime dhe takime që përfshinin ministra dhe zyrtarë të ndryshëm, madje edhe përpara se 27 liderët të dështonin të arrinin marrëveshje për ndihmën për Ukrainën në dhjetor, meqë Orbani nuk e mbështeste atë. Të mërkurën mbrëma, delegacionet punuan deri në orët e vona të natës për të siguruar marrëveshjen me Orbanin.

Këtë javë, Meloni shtoi përpjekjet e saj, duke folur me Orbanin në telefon, duke u takuar me të për bisedime në një hotel në Bruksel dhe përsëri të enjten në mëngjes para fillimit të takimit.

Të mërkurën mbrëma, presidenti francez Emmanuel Macron u takua gjithashtu me Orbanin, pasi kaloi javë të tëra për të arritur pajtim me të. Në fillim të këtij muaji, ai u përpoq të fitonte liderin hungarez gjatë një dreke në Elysée.

“Të gjitha këto përpjekje i lejuan presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel të fillonte menjëherë samitin duke shpallur marrëveshjen e shumëpritur”, tha një zyrtar i informuar mbi diskutimin në sallë. Micheli kapërceu formalitetet, duke paraqitur me shpejtësi detajet e marrëveshjes me Orbanin, të cilën asnjë lider nuk e kundërshtoi.

Hungaria shpejtoi ta kthejë rezultatin si një fitore për Budapestin. Drejtori politik i Orbanit, Balazs Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministrin hungarez – tha se Budapesti mori atë që donte nga samiti.

Edhe 50 miliardë eurot e BE-së për Ukrainën në thelb nuk janë asgjë Botë 50 miliardë eurot e BE-së për Ukrainën në thelb nuk janë asgjë

“Në fund të vitit të parë, ndihma për Ukrainën duhet të rinegociohet, dhe në fund të vitit të dytë, e gjithë çështja do të rishqyrtohet në kontekstin e buxhetit të BE-së për periudhën e ardhshme”, shkroi ai në rrjetin social X.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen theksoi se Orbanit nuk iu dhanë lëshime shtesë, siç tha edhe kancelari gjerman Scholzi në një konferencë shtypi pas samitit.

Akoma më e rëndësishme për të arritur marrwveshje me Budapestin, ishte një fjali e shtuar në tekst duke iu referuar konkluzioneve të samitit të mëparshëm, të cilat ofrojnë garanci, rendi dhe ligji në Hungari do të vlerësohet nga Komisioni Evropian në mënyrë të drejtë dhe objektive.

Kjo u bë për të rikthyer besimin e Budapestit ndaj Komisionit. "Orbani donte të sigurohej se po trajtohej në mënyrë të drejtë," ka thënë një diplomat i BE-së.

Edhe BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën Botë BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

Diplomatët dhe zyrtarët thanë se Orbani thjesht duhej të dorëzohej për t’ju shmangur një krize të madhe politike.

“Hungaria ka nevojë për Evropën. Ai gjithashtu duhet të shohë se çfarë do të thotë që Hungaria të jetë pjesë e Evropës”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, kur hyri në takim.