Këshilli Evropian miratoi një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën para pak ditëve pas shumë kundërshtimeve nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Kievi e mirëpriti këtë lëvizje. Por kjo ndihmë nuk do të ketë një rëndësi të madhe për Ukrainën.
Revista Politico analizoi ndihmën që do t'i jepet Kievit në afat të gjatë dhe shpjegoi pse në fakt nuk do të përfaqësojë injeksion të rëndësishëm financiar për Ukrainën.
“Evropa mendoi se mund të mbështetej në SHBA-në për të dhënë kontribut të rëndësishëm për të mbajtur Ukrainën gjallë. Megjithatë, paaftësia e presidentit Biden për të 'shtyrë' përmes Kongresit një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh jo vetëm që e lë Ukrainën në baltë, por është gjithashtu shenjë e asaj që çfarë mund të sjellë fitorja eventuale e Trumpit”, shkruan Politico.
Ndërsa ndihma prej 50 miliardë eurosh e caktuar nga BE-ja për Ukrainën përfaqëson plan financiar afatgjatë deri në vitin 2027, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se vetëm këtë vit Ukrainës i mungojnë 40 miliardë dollarë për të shlyer detyrimet ndërkombëtare.
“Për Kievin, një nga rreziqet më të mëdha është se mungesa e ndihmës ka të ngjarë ta shtyjë të printojë shuma të konsiderueshme parash të reja”, sipas FMN-së.
Edhe
Pse pakoja 90 miliardë euro e BE-së është mbështetje jetike për Ukrainën?
Shumë zyrtarë evropianë janë të vetëdijshëm për faktin se 50 miliardë euro nuk do të thonë shumë për Ukrainën.
“Të gjithë e kuptojnë se 50 miliardë euro nuk janë të mjaftueshme. Evropa e kupton që duhet të shtojë përpjekjet e saj. Me këtë dua të them gjetjen e mënyrave të reja financimi”, ka thënë politikani belg Johan Van Overtveldt.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, nevojat afatgjata të Ukrainës për rindërtim arrijnë në 411 miliardë dollarë.
“Në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, mendimi po kthehet në mënyra alternative për të mbledhur para. Ekziston mirëkuptim që në një moment Kievit do t’i duhet të mësojë të qëndrojë në këmbët e veta. Ukraina duhet të bëhet e vetë-qëndrueshme në të ardhmen, sepse nuk mund ta ketë gjysmën e buxhetit të saj përmes financimit të jashtëm”, ka deklaruar Matteo Patrone, zyrtar që punon për Ukrainën në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Edhe
BE-ja planifikon t’ia paguajë Ukrainës këtë pranverë ndihmën e bllokuar nga Hungaria
Deri më tani, Kievi është mbështetur në grante nga vendet perëndimore për të mbuluar shpenzimet bazë sociale si pagat e nëpunësve civilë, punonjësve mjekësorë dhe arsimorë.
“Brukseli dhe Uashingtoni kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ukrainës. Fondet janë planifikuar gjithashtu për këtë vit, por shuma që BE do t'i japë Ukrainës deri në vitin 2027 mund të ulet çdo vit”, sipas Politicos.