Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë

Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelensky

Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Bashkimi Evropian do t'i japë Ukrainës deri në 35 miliardë euro hua për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë së saj. 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi huanë në një postim në X gjatë vizitës së saj në Kiev të premten, duke thënë se kjo shënon "një tjetër kontribut të madh të BE-së" në rimëkëmbjen e Ukrainës, raporton CNN.

“Sulmet e pamëshirshme ruse do të thonë se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE-së”, shkroi ajo, duke shtuar se kredia ishte pjesë e “betimit të G7-s”.

Në qershor, Grupi i Shtatë, i cili bashkon disa nga ekonomitë më të mëdha në botë, ra dakord të huazonte kolektivisht rreth 50 miliardë dollarë për Ukrainën, me mbështetje edhe nga fitimet nga asetet e ngrira ruse.

Vendet perëndimore ngrinë asetet e Rusisë në llogaritë bankare të vendosura në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara si pjesë e një vale masive sanksionesh të miratuara, pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. 

Vizita e Von der Leyen në Kiev vjen pikërisht kur fillon sezoni i ngrohjes dimërore në Ukrainë.

Edhe Von der Leyen do ta vizitojë Kievin me premtimin për miliona euro ndihmë energjetike Botë Von der Leyen do ta vizitojë Kievin me premtimin për miliona euro ndihmë energjetike

Bombardimet e Rusisë që synojnë infrastrukturën energjetike të vendit janë intensifikuar muajt e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Të enjten, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka thënë se dimri i ardhshëm do të jetë "prova më e ashpër deri tani" për sistemin energjetik të Ukrainës.