Të 27 liderët evropianë kanë rënë dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel të enjten, shkruan BBC.
“Ne kemi marrëveshje”, shkroi Michel në “X”, dikur Twitter.
Ai ka thënë se marrëveshja “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.
Kishte frikë se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bllokonte paketën e ndihmës siç kishte bërë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.
Orban kishte thënë se donte të detyronte rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vjetët e ardhshme. Por duket se ai është bindur të mos vërë veton pas kërcënimeve për bllokim të ekonomisë hungareze.
Edhe
Pse pakoja 90 miliardë euro e BE-së është mbështetje jetike për Ukrainën?
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se sot ishte “një ditë e mirë për Evropën”.
-
BE-ja planifikon t’ia paguajë Ukrainës këtë pranverë ndihmën e bllokuar nga Hungaria
-
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa përdorur asetet ruse
-
BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë
-
Këshilli i BE-së miraton ndihmën prej 5 miliardë eurosh për forcat ukrainase