Këshilli Evropian të hënën ka miratuar një marrëveshje, të bërë javën e kaluar nga vendet anëtare, për të rritur mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcat e armatosura të Ukrainës në 5 miliardë euro përmes një fondi ndihme, ka thënë Këshilli në një deklaratë.
“Me këtë fond, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që ta mbrojë veten nga lufta e agresionit e Rusisë me çfarëdo që duhet dhe për sa gjatë që të duhet”, ka thënë Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Joseph Borrell, raporton agjencia “Reuters”.
BE-ja do t’i përdorë paratë për të financuar blerjen e pajisjeve dhe trajnimeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse, është thënë në deklaratë.
Me 5 miliardë eurot e aprovuara të hënën, kulmi i fondit ka arritur 17 miliardë euro për periudhën e viteve 2021-2027.
Javën e kaluar, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kishin pranuar për të rirregulluar fondin dhe për të shtuar 5 miliardë euro për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës.
-
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
-
Gjermania rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën edhe për 3 miliardë euro
-
50 miliardë eurot e BE-së për Ukrainën në thelb nuk janë asgjë
-
BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
-
BE-ja i jep Ukrainës 2 miliardë euro municione