Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka thënë se vendi i tij planifikon të ketë ushtrinë më të fortë në Evropë në dy vjet dhe shpjegoi se si do ta arrijë këtë, shkruan Mirror.
Nxitur nga kërcënimi i agresionit rus, qeveria polake filloi një investim të madh të mbrojtjes prej shumë miliardë eurosh, që rezultoi në porosi masive për tanke, artileri dhe avionë luftarakë.
Qeveria, e cila përballet me zgjedhje të përgjithshme në vjeshtë, synon gjithashtu të dyfishojë numrin e ushtrisë polake në 300 mijë anëtarë të përhershëm, si pjesë e një politike ambicioze të mbrojtjes që mund ta kthejë Poloninë në fuqinë kryesore ushtarake të kontinentit.
“Ne po kërkojmë një mandat tjetër, sepse atëherë mund të përfundojmë procesin që kemi filluar. Na duhen edhe dy vjet dhe më pas ushtria polake do të jetë më e forta në Evropë. Ne jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë”, ka thënë ai për radion publike të Polonisë.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki po viziton Shtetet e Bashkuara dhe Varshava pritet të propozojë një “partneritet strategjik” me Uashingtonin që do të theksojë marrëdhëniet e forta midis dy vendeve.
-
Polonia duhet të ketë ushtrinë më të madhe në Evropë, thotë Tusk
-
Polonia synon të trajnojë 100,000 rezervistë ushtarakë çdo vit
-
Polonia vitin e ardhshëm do të shpenzojë shuma rekorde për mbrojtje
-
Me 300 mijë ushtarë, Polonia thotë se do të ketë forcat tokësore më të fuqishme në Evropë
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë