Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se vendi i tij duhet të ketë ushtrinë më të madhe të Evropës, ndërsa ripohoi mbështetjen e tij për një mbrojtje të fortë evropiane.
Komentet e tij erdhën gjatë një konference të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTusk ka theksuar po ashtu se Gjermania duhet të vazhdojë të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, raporton AP.
“Nuk është e lehtë, duke pasur parasysh historinë, të thuash me zë të lartë, si kryeministër polak, se do të doja shumë që Gjermania të armatoset më shpejt dhe më intensivisht”, është shprehur Tusk.
“Gjermania e armatosur, në Poloni nuk është një slogan popullor, por për fat të mirë sot jetojmë në kohë kur ka një Gjermani tjetër, një Poloni tjetër, kërcënime të ndryshme”, ka shtuar Musk
Merz ka vizituar Poloninë të mërkurën teksa ka përmendur planet e qeverisë së tij të re për të vendosur më shumë polici në kufirin e Gjermanisë për të frenuar migrimin e paligjshëm, dhe madje për të larguar disa azilkërkues.