Botë

Shtetet e Bashkuara rrisin shpërblimin për arrestimin e Maduros

Nicolas Maduro

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë rritur shpërblimin për informacionin që dërgon në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në 50 milionë dollarë. 

Ky veprim e shton trysninë e vazhdueshme të Washingtonit ndaj regjimit të Maduros, të cilin SHBA-ja e akuzon për korrupsion, trafik droge dhe shkelje të të drejtave të njeriut, ka shkruar Reuters.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte ofruar në të kaluarën një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për Maduron, porse tani e ka trefishuar shumën, duke e kthyer atë në njërin nga shpërblimet më të larta të ofruara ndonjëherë për një udhëheqës shtetëror.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar Maduron dhe zyrtarët e tjerë venezuelas për përfshirje në “konspiracion narko-terrorist”, duke pretenduar se ata kanë bashkëpunuar me grupe si Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) për të kontrabanduar tonelata kokaine në drejtim të SHBA-së.

Maduro i ka hedhur poshtë këto akuza, tek i ka cilësuar si të motivuara politikisht dhe të fabrikuara nga SHBA-ja, me qëllimin për t’i justifikuar përpjekjet që tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti.