Një ekip i agjentëve të FBI-së ishin me forcat speciale në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, sipas dy burimeve të CNN-it. Planet tani janë që Maduro të dërgohet në New York ku do të përballet me akuzat në gjykatën e Manhattanit, thanë burimet.
Administrata amerikane e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës ka punuar për vite për një padi kundër Maduros dhe disa udhëheqësve të lartë ushtarakë në Venezuelë, sipas zyrtarëve.
E gjithë ajo punë për vite pritet të formojë bazat e akuzave që do të bëhen publike.
Sipas burimeve, Maduro dhe bashkëshortja e tij u nxorën zvarrë nga dhoma e gjumit nga forcat amerikane. Ata u kapën në mes të natës derisa po flinin.
SHBA-ja godet Venezuelën dhe kap Maduron
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë...-
Maduro transferohet në gjykatën e New Yorkut, përballet me akuza për narko-terrorizëm
-
Maduro mbërrin në New York
-
Ish-presidenti i Venezuelës del sot para gjykatës në New York
-
Misteri që ende rrethon operacionin për kapjen e Maduros
-
Trumpi lë në hije opozitën e Venezuelës dhe mban në pushtet partinë e Maduros