Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë: Zelensky shumë shpejt do ta nënshkruajë marrëveshjen për mineralet

Zelensky & Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të pranojë “shumë shpejt” të nënshkruajë marrëveshjen për shfrytëzimin e mineraleve të vendit të tij, ka thënë të premten këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.

“Dëgjo, ky është përfundimi, presidenti Zelensky do të nënshkruajë këtë marrëveshje, dhe ju do ta shihni atë shumë shpejt, dhe kjo është mirë për Ukrainën”, ka deklaruar Waltz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fillim të shkurtit, Trumpi njoftoi se donte të negocionte marrëveshje me Ukrainën për të fituar 50 për qind qasje në mineralet e saj strategjike në këmbim të ndihmës ushtarake nga SHBA-ja, por Zelensky e refuzoi. Por bisedimet kanë vazhduar dhe së shpejti pritet të ketë dakordim mes dy palëve.

“Nën Trump, ajo luftë do të përfundojë dhe do të përfundojë shpejt”, ka thënë Waltz, duke i quajtur bisedimet me Rusinë “diplomaci të arsyeshme”.