Policia e Londrës thotë se po zhvillon hetime për raportet për zjarr dhe eksplodim në metronë e qytetit të Londrës si “incident terrorist”.
Policia ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren, ka pasur zjarr në Parsons Green Station, në pjesën jugperëndimore të Londrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet thanë se “është shumë herët të konfirmohet” shkaku i zjarrit.
Fillimisht, mediat britanike kanë raportuar se një zyrtar policor ka thënë se një pajisje e dyshuar eksploduese nuk është aktivizuar plotësisht.
Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parson Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë një veturë afër tij të përfshirë në zjarr.
Policia tha se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegia e fytyrës.
Nuk pa pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet.
Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.