Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia në Londër arreston një person në lidhje me shpërthimin

Policia britanike thotë se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin me bombë të premten në një tren të metrosë në Londër.

Autoritetet thonë se 18-vjeçari u arrestua në zonën e portit të Doverit të shtunën në mëngjes. Dover është një port i madh tragetesh për udhëtime midis Britanisë dhe Francës. Një deklaratë e policisë e quajti arrestimin "të rëndësishëm", transmeton Zëri i Amerikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet e transportit të Londrës më parë thanë se e kanë hapur stacionin Parsons Green, ku kishte ndodhur shpërthimi.

Imazhet e bombës së postuar në mediat sociale duket se tregojnë një kovë me zjarr që ishte vendosur brenda një qese plastike afër një dere të vagonit hekurudhor.

Kryeministrja Theresa May tha pas sulmit se Qendra e Analizave të Përbashkëta të Terrorizmit vendosi të rrisë nivelin e kërcënimit të vendit në shkallën kritik - që do të thotë se një sulm tjetër mund të jetë i afërt.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Grupi terrorist, megjithatë, ka një histori të përgjegjësisë për sulmet që nuk mund të lidhen me grupin.

Kryeministrja britanike tha gjithashtu se pjesëtarët e ushtrisë do të fillojnë të ndihmojnë policinë, duke shtuar sigurinë në disa vende që nuk janë të arritshme për publikun.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor tha të premten vonë se 21 persona që ishin në trenin e metrosë në kohën e shpërthimit ishin duke u trajtuar në spitale, ndërsa tetë persona të tjerë ishin liruar.