Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthimi me bombë brenda taksisë në Britani shpallet si sulm terrorist

Një shpërthim jashtë Spitalit të Grave në Liverpool të dielën është shpallur si sulm terrorist nga policia.

Taksia shpërtheu mesditën e së dielës, duke lënë të vdekur pasagjerin dhe shoferi mbeti i plagosur.

Taksisti, i quajtur David Perry, u shpall hero nga kryebashkiaku i Liverpoolit Joanne Anderson pasi e kyçi brenda veturës të dyshuarin.

Ndërsa është arrestuar edhe burri i katërt në lidhje me shpërthimin.

Pasagjeri i taksisë duket se ka bërë një "pajisje shpërthyese të improvizuar" e cila shkaktoi shpërthimin, tha shefi i policisë kundër terrorizmit në North West Russ Jackson.

Edhe Shpërthimi në Britani, tre të arrestuar si të dyshuar për terrorizëm Botë Shpërthimi në Britani, tre të arrestuar si të dyshuar për terrorizëm

Motivimi i sulmit është ende i paqartë.