Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shoferi i taksisë në Britani po vlerësohet hero, pasi mbylli sulmuesin që kishte bombë

Një shofer taksie po vlerësohet hero, pasi ai kishte mbyllur një pasagjer të dyshuar në taksi vetëm pak sekonda para se taksi të shpërthente jashtë një spitali, në një sulm që dyshohet se ishte terrorist.

David Perry, baba i dy fëmijëve, ka vepruar shpejt dhe vlerësohet se ka shpëtuar dhjetëra persona.

Pasagjeri, që është i vetmi që vdiq në sulm në Liverpool, raportohet se ka kërkuar që të dërgohet në Shërbimin Përkujtimor të Liverpoolit për të rënët e luftës së fundit.

Perry është liruar nga spitali pasi ka marrë disa plagë, përfshirë edhe lëndim të veshit.

Burime për “MailOnline” ka thënë se fillimisht ai i kishte thënë shoferit të taksisë ta dërgojë te Katedralen e Liverpooli, ku ishte personeli ushtarak, veteranët dhe familjet e të rënëve në konfliktet e fundit për shërbesë.

Pasi pa rrugën e bllokuar, ai tha të ndalej jashtë Spitalit të Grave në Liveprool.

Edhe Shpërthimi me bombë brenda taksisë në Britani shpallet si sulm terrorist Botë Shpërthimi me bombë brenda taksisë në Britani shpallet si sulm terrorist

“Ishte pak para orës 11:00. David vërejti se burri kishte një lloj drite të lidhur në rrobat e tij dhe po luante me të, nuk iu duk në rregull. Nuk e di se si ka menduar aq shpejt, por David doli nga vetura dhe e mbylli personin. Kur e bëri këtë, ai e shpërtheu bombën. Davidi është njeriu më me fat në Britani si dhe më heroiku, pasi po të shpërthente ai mjet në spital, Zoti e di se çfarë do të ndodhte”, ka thënë një shok i shoferit.

Tre burra, të moshave 29, 26 dhe 21, janë arrestuar për terrorizëm, ndërsa policia ka bastisur disa shtëpi mbrëmë.