Mbrëmjen e së shtunës, brenda trenit të linjës që udhëtonte nga Doncasteri për në Londër ndodhi një sulm i armatosur me thikë, në të cilin u plagosën të paktën dhjetë udhëtarë. Nga këta, nëntë janë në gjendje të rëndë.
Sulmi u zbuluar pak para orës 19:45, kur treni u ndal menjëherë në stacionin Huntingdon në Cambridgeshire pasi udhëtarët alarmuan për thikë dhe panik në vagonë.
“British Transport Police”, dhe forcat kundër terrorizmit janë në krye të hetimeve. Dy të dyshuar u arrestuan në vendngjarje, por ende nuk është përcaktuar nëse sulmi ka motive terroriste apo është rezultat i përleshjes së rastësishme.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”.
Në pasojë të sulmit, linjat hekurudhore përgjatë verilindjes së Anglisë dhe linja kryesore në drejtim të Londrës u përballën me ndërprerje dhe ndalesa të shumta.
Në këtë fazë, policia ka thënë se është shumë herët për të bërë spekulime mbi motivet ose identitete të përfshirëve.
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
Policia londineze ka thënë se "nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë" se një sulm me thikë në bordin e trenit të linjës Doncaster-Londër të shtunën është "një incident terrorist".
Nga nëntë personat që fillimisht besohej se kishin lëndime kërcënuese për jetën, katër janë liruar ndërsa dy mbeten në një gjendje të rëndë, ka njoftuar policia.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se dy burra, të dy shtetas britanikë janë arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje.