Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthimi në Londër sulm terrorist, dyshohet për një tjetër pajisje

Shpërthim në një tren që tronditi Londrën mëngjesin e sotëm po trajtohet zyrtarisht si incident terrorist, ka njoftuar policia britanike.

Rreth 20 pasagjerë raportohet se janë plagosur pas shpërthimit të një kove në stacionin “Parsons Green”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediat britanikë saktësojë gjithashtu se shumë prej pasagjerëve mund të jenë lënduar në përpjekje për të dalë sa më parë nga vagoni, që mësohet se është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë incidenti po trajtohet nga skuadrat britanike të anti-terrorit dhe ekipet për caktivizmin e bombave janë thirrur në vendngjarje për të çaktivizuar një pajisje të dytë.

Mediat britanike saktësojnë së behet fjalë për një bombë artizanale të përgatitur me kimikate, transmeton Syri.net raportimet.

Në orën 1 të ditës së sotme pritet të mblidhet kabineti “COBRA”për të hetuar dhe diskutuar mbi ngjarjen e rëndë.

Një nxënës i lënduar është transportuar nga vendi i ngjarjes nga një ambulancë.

Shërbimet e emergjencës që janë në vendin e ngjarjes, raportojnë rreth 20 persona janë plagosur dhe kanë pësuar djegie të rënda në fytyrë

Sipas policisë londineze kova që shpërtheu ishte e lidhur me tela kontakti.

Policia është vënë në kërkim të një autori të dyshuar, i cili ka qenë i armatosur me një thikë dhe është larguar nga vendngjarja menjëherë.