Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthimi i vullkanit, Kolumbia evakuon 2 mijë e 500 familje përreth Nevado del Ruiz

Autoritetet në Kolumbi kanë nisur evakuimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre pasi vullkani në qendër të vendit ka shfaqur nivele të larta të aktivitetit sizmik që mund të sinjalizojnë për shpërthim të mundshëm gjatë ditëve të ardhshme.

Më shumë se 2 mijë e 500 familje janë në rrezik në rast të shpërthimit të vullkanit dhe shteti ka reaguar duke nisur evakuimin e tyre.

Deri të enjten janë evakuuar 40 familje.

Autoritetet kolumbiane kanë mbyllur parkun kombëtar përreth vullkanit Nevado del Ruiz dhe shkollat në distancë prej 10 kilometrave nga vullkani janë mbyllur.

Dhjetëra qytete kolumbiane ndodhen përreth vullkanit.

Ky vullkan për herë të fundit ka shpërthyer në vitin 1985, duke lënë të vdekur më shumë se 25 mijë persona.

Edhe Të paktën 20 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi Botë Të paktën 20 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi

Agjencia kombëtare e Vullkaneve ka paralajmëruar se ka aktivitet më të lartë sesa zakonisht.

Vetëm të dielën, u lirua hi vullkanik deri në 900 metra lartësi.