Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si pasojë e zjarreve evakuohen 600 persona në Valencia të Spanjës

Qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre shkaku i zjarrit të madh që ka përfshirë rajonin Castellon të Spanjës.

Autoritetet në Valencia kanë raportuar se zjarret kanë përfshirë 1 mijë hektarë tokë dhe se zjarri ishte i pazakontë për këtë periudhë të pranverës.

Shërbimet emergjente në rajon kanë bërë të ditur se 600 persona janë evakuuar nga tetë qytete.

Katër helikopterë dhe 600 zjarrfikës e ushtarë janë angazhuar për të shuar zjarrin.