Kilauea, vullkani i dytë më i madh në Hawaii, ka filluar të shpërthejë të mërkurën pas një pauze 3-muajshe.
Mbikëqyrësi i Vullkanit hawaiian ka thënë se një ndezje është detektuar në imazhet e marra nga vullkani në mëngjes, duke nënkuptuar se shpërthimi kishte nisur nga brenda.
Imazhet kanë treguar çarje në bazën e kraterit që gjeneronte rrjedhje llave në sipërfaqe.
Kilauea, është një prej vullkaneve më aktive në botë, Një shpërthim i tij në vitin 2018 shkatërroi më shumë se 700 shtëpi, raportoi AP.
Para shpërthimit të madh më 2018, Kilauea kishte nisur të shpërthente që nga viti 1983, dhe llava shpesh mbulonte shtëpi e ferma. Gjatë asaj kohe, llava nganjëherë arrinte oqeanin duke shkaktuar ndërveprim dramatik me ujin.
{gallery}