Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, përkatësisht në qytetin Grindavik, i cili është evakuuar, raportoi BBC-ja.
Shpërthimi i këtij vullkani ka ndodhur rreth orës 03:00, teksa transmetuesi publik i këtij vendi ka thënë se nuk është e qartë se në cilin drejtim po rrjedh.
Grindavik është evakuuar edhe gjatë muajit nëntor. Teksa një shpërthim tjetër ka ndodhur edhe në dhjetor.
Islanda shtrihet midis pllakave tektonike të Euroazisë dhe Amerikës së Veriut, dy nga më të mëdhatë në planet, dhe ka 33 sisteme vullkanike aktive ndërsa pllakat lëvizin në drejtime të kundërta.
Artikuj të ngjashëm
-
Islandezët i duan pishinat e tyre për vete dhe jo për turistë
-
Zjarri rrezikon shtëpitë në juglindje të Athinës
-
Vullkani rus shpërthen për herë të parë në më shumë se 600 vjet
-
Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit
-
Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik