Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Islandë, mijëra njerëz pa ngrohje e ujë të ngrohtë pas shpërthimit të vullkanit

Vullkani që ka shpërthyer për herë të tretë në Islandën jugperëndimore ka ndikuar në ndërprerjen e ngrohjes dhe ujit të nxehtë për mijëra njerëz.

Shpërthimi filloi të mërkurën gjatë një çarjeje prej tre kilometrash në verilindje të malit Sýlingarfell, ka bërë të ditur Zyra Meteorologjike Islandeze.

Vendi i shpërthimit është rreth 4 kilometra në verilindje të Grindavik, një qytet bregdetar me 3.800 banorë që u evakuua përpara shpërthimit të mëparshëm më 18 dhjetor.

Disa komunitete në gadishullin e Reykjanes kanë mbetur pa ngrohje dhe ujë të nxehtë, pasi një lumë llave përfshiu një tubacion furnizimi.

Islanda, e cila ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut, mesatarisht regjistron një shpërthim vullkanik çdo katër deri në pesë vjet.