Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer për herë të tretë që nga dhjetori, duke shkaktuar evakuimin e banjës “Blue Lagoon”, një nga atraksionet më të mëdha turistike të vendit ishullor.
Zyra Meteorologjike Islandeze ka njoftuar se shpërthimi i vullkanit "Sylingarfell" filloi rreth orës 6 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale përgjatë një çarjeje tre kilometra në verilindje të malit Sundhnukur.
Vullkani është rreth 4 kilometra në verilindje të Grindavikut, qytet bregdetar me 3.800 banorë që u evakuua përpara një shpërthimi të mëparshëm në dhjetor.
Zyra Meteorologjike Islandeze ka theksuar se llava po rridhte në perëndim dhe nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm për Grindavikun ose termocentralin e madh të zonës.
E zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se askush nuk besohej të ishte në qytet në kohën e shpërthimit.
Banja termale e afërt u mbyll kur filloi shpërthimi dhe të gjithë të pranishmit u evakuuan në mënyrë të sigurt.