Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrjedhje e lavës në vullkanin Mauna Loa në Havai

Vullkani Mauna Loa ne Havai

Hiri e lava është parë duke rrjedhë nga vullkani Mauna Loa në Havai, raporton agjencia AP.

Mauna Loa, që së fundi shpërtheu 38 vjet më parë, është një nga pesë vullkanet që përbëjnë Havain.

Një seri tërmetesh në nëntor kanë sinjalizuar se vullkani është duke u aktivizuar sërish dhe më 27 nëntor nisi shpërthimin.