Kundërshtarët dhe mbështetësit e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja organizuan në grupe të ndara sot protesta në Barcelonë, pas arrestimit të ish-udhëheqësit katalonas Carles Puigdemont në Gjermani.
Partia katalonase Asambleja Kombëtare dhe e majta radikale CUP u kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre të dalin në rrugë dhe të mbështesin Puigdemont.
Ish-kreu i parlamentit të Katalonisë u arrestua sot nga policia gjermane afër kufirit me Danimarkën, sipas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja.
Policia gjermane njoftoi se arrestimi ishte bërë, pasi Puigdemont do të largohej nga Gjermania drejt Danimarkës, transmeton Ksp.
Avokati i ish-kreut të Parlamentit katalonas konfirmoi se sot policia gjermane ka arrestuar Carles Puigdemont. Policia gjermane ndaloi Puigdemont në kufi derisa po tentonte të kalojë në Danimarkë, tha avokati Jaume Alonso-Kuevilas.
Arrestimi i Puigdemont është bërë sipas fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Ai u arrestua në veri të Shlezvig-Holstein, jo larg qytetit Flensburg, rreth 7 kilometra nga kufiri me Danimarkën.
-
Puigdemont del nesër para gjykatës
-
Ish-udhëheqësi katalanas arrestohet në Gjermani
-
Separatisti katalonjas i ikën policisë spanjolle, një ditë pas Barcelonës kthehet në Belgjikë
-
Separatisti katalonjas kthehet në Spanjë pas shtatë vjetësh, pavarësisht se mund të arrestohet
-
Mbështetësit e liderit të Katalonjës kundërshtojnë ekstradimin